Lajme Zone
Trafik kilometrik në aksin Kavajë-Rrogozhinë, bllokohet qarkullimi drejt Jugut
Të tjeraJOQ Albania

Trafik kilometrik në aksin Kavajë-Rrogozhinë, bllokohet qarkullimi drejt Jugut

Një trafik i rënduar është krijuar në aksin Kavajë-Rrogozhinë, në drejtim të Jugut të vendit, ku automjetet janë përfshirë në një varg kilometrik.

Një trafik i rënduar është krijuar në aksin Kavajë-Rrogozhinë, në drejtim të Jugut të vendit, ku automjetet janë përfshirë në një varg kilometrik.

Sipas informacionit të dërguar në redaksinë e JOQ Albania, qarkullimi është vështirësuar ndjeshëm, ndërsa kolona e automjeteve shtrihet për kilometra, duke shkaktuar vonesa të konsiderueshme për drejtuesit e mjeteve.

Situata sjell vështirësi për qytetarët që udhëtojnë drejt Jugut, në një aks që gjatë kësaj periudhe është i ngarkuar për shkak të fluksit të lartë të lëvizjeve.