Lajme Zone
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Trafik i rënduar në Vlorë, radhë automjetesh që në nisje të javës! 'Transballkanikja' dhe 'Lungomarja' akset më të ngarkuara (VIDEO)


Edhe pse fundjava ka përfunduar, trafiku në Vlorë nuk është lehtësuar. Fluksi i pushuesve dhe numri i lartë i automjeteve që qarkullojnë në qytet vijojnë të krijojnë ngarkesë në rrugët kryesore, veçanërisht në zonat që të çojnë drejt bregdetit.

Trafiku i rënduar që shoqëroi Vlorën gjatë gjithë fundjavës ka vijuar edhe në nisje të kësaj jave. Që në orët e para të mëngjesit të së hënës, në disa prej akseve kryesore të qytetit është regjistruar fluks i lartë automjetesh dhe lëvizje e ngadalësuar. Situata më problematike paraqitet në rrugën Transballkanike dhe përgjatë Lungomares, dy prej akseve me qarkullimin më të lartë gjatë sezonit veror. Në segmente të caktuara janë krijuar radhë automjetesh, duke vështirësuar lëvizjen e drejtuesve të mjeteve. Edhe gjatë fundjavës, këto akse ishin ndër më të ngarkuarat në qytet. Edhe pse fundjava ka përfunduar, trafiku në Vlorë nuk është lehtësuar. Fluksi i pushuesve dhe numri i lartë i automjeteve që qarkullojnë në qytet vijojnë të krijojnë ngarkesë në rrugët kryesore, veçanërisht në zonat që të çojnë drejt bregdetit. LEXO EDHE:Po ndërtonte pa leje objektin 5-katësh, arrestohet pronari 39-vjeçar në Himarë! Në kërkim 3 punonjës të IMT (EMRAT) Sezoni turistik ka shtuar ndjeshëm numrin e mjeteve që lëvizin çdo ditë në Vlorë, ndërsa problematikës së trafikut i shtohen edhe parkimet e dyfishta në disa prej zonave më të frekuentuara. Ngarkesa pritet të mbetet e lartë përgjatë muajit gusht, periudhë që përkon edhe me kulmin e sezonit turistik. Drejtuesve të automjeteve u kërkohet respektimi i rregullave të qarkullimit për të shmangur bllokimet dhe situatat e rrezikshme në rrugë. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 11:44 Sezoni turistik, e hëna nis trafik të rënduar në Lezhë e Shëngjin (VIDEO) Kjo fillim jave ka nisur me trafik të rënduar në Lezhë. Që në orët e para të mëngjesit, fluksi i lartë i automjeteve ka sjellë vështirësi në qarkullim, duke krijuar radhë të gjata dhe kaos në disa prej akseve kryesore të qytetit.Ngarkesa më e madhe është konstatuar në aksin Milot–Balldren, ndërsa trafik i rënduar është raportuar edhe në rrugën drejt Shëngjinit, një nga zonat më të frekuentuara gjatë sezonit turistik.Problematika nuk është kufizuar vetëm në këto dy akse. Fluks i lartë automjetesh është shfaqur edhe në rrugët e qytetit të Lezhës dhe në zonat periferike, duke e bërë lëvizjen të vështirë dhe duke zgjatur ndjeshëm kohën e udhëtimit.Situata lidhet me pikun e sezonit turistik, por edhe me kthimin e emigrantëve që kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në Shqipëri. Rritja e numrit të automjeteve ka sjellë një ngarkesë të shtuar në rrjetin rrugor të Lezhës, veçanërisht në akset që lidhin qytetin me zonat bregdetare.Për menaxhimin e trafikut, policia është vendosur në disa pika problematike, duke ndërhyrë për orientimin e automjeteve dhe lehtësimin e qarkullimit.Me fluksin e lartë të turistëve dhe emigrantëve që pritet të vijojë gjatë gjithë muajit gusht, ku trafiku i rënduar pritet të mbetet një problem i përditshëm në rrugët e Lezhës, veçanërisht në oraret e pikut dhe gjatë fundjavave. Xh.K/Shqiptarja.com Share P.J/Xh.K/Shqiptarja.com TAG: sezoni turistik automjete Vlore trafik Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

9 Gusht, 17:40

A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 46.8% Jo 45.6% I/e dyzuar 7.6% Vota total: 1002 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40 A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?