Lajme Zone
‘Topi i Artë’ brazilian Romario kritikon ashpër Ancelotti-n: Të shkarkohet, duhet çuar në gjyq pas Norvegjisë
SportReport TV

‘Topi i Artë’ brazilian Romario kritikon ashpër Ancelotti-n: Të shkarkohet, duhet çuar në gjyq pas Norvegjisë

Romario, protagonist i Botërorit 1994 me Brazilin, duke fituar trofeun dhe çmimin e ‘Topit të Artë’, ka kritikuar ashpër trajnerin Ancelotti-n.

Në Brazil ka pasur akuza të forta nga një legjendë si Romario për trajnerin Ancelotti. Romario ka thënë se italiani duhej shkarkuar menjëherë. ‘Po të punoja në federata do shkojë në dhomat e zhveshjes menjëherë pas ndeshjes dhe do t’i grisja kontratën. Ndeshja kundër Norvegjisë ishte turp. Madje do ta çoja në gjykatë’, ka thënë Romario. Para nisjes së Botërorit Ancelotti rinovoi kontratën me federatën e futbollit të Brazilit, duke nënshkruar deri në 2030. Objektivi i brazilianëve është që të paktën në atë vit të risjellin trofeun e Botërorit. LEXO edhe...Botërori 2026/ Akuzat e Egjiptit për favorizim të Argjentinës, Collina: Askush s'ndërhyn te arbitrat, as Infantino Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU. Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU. Ne.k./ReportTv.al romario brazili Boterori 2026 Carlo Ancelotti Komento Komente Sondazhi i ditës: Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë? Po 67.7% Jo 27.5% Disi 4.8% Vota total: 189 Sondazhi i ditës: Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë?