Lajme Zone
Toni Gogu kujdeset për Veliajn
PolitikëCNA

Toni Gogu kujdeset për Veliajn

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka njoftuar në një postim në rrjetet sociale një paketë mbështetjeje për ata që dalin nga burgu. Gogu shkruan se kjo paketë do të ndihmojë për tre muaj ata që nuk kanë punë, para apo mundësi për t'u kthyer në shtëpi. “E keni menduar ndonjëherë çfarë ndodh me një njeri ditën që del nga burgu? Ka kryer dënimin, por mund të mos ketë punë, para, madje as mundësi për t

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka njoftuar në një postim në rrjetet sociale një paketë mbështetjeje për ata që dalin nga burgu.

Gogu shkruan se kjo paketë do të ndihmojë për tre muaj ata që nuk kanë punë, para apo mundësi për t'u kthyer në shtëpi. “E keni menduar ndonjëherë çfarë ndodh me një njeri ditën që del nga burgu? Ka kryer dënimin, por mund të mos ketë punë, para, madje as mundësi për t'u kthyer në shtëpi. Si mund t'ia nisë nga e para? Ndaj, në vitin 2027 po përgatisim një paketë mbështetjeje për tre muajt e parë pas daljes nga burgu. Sepse drejtësia sociale është edhe kjo: të mos e lësh dikë vetëm pasi ka shlyer dënimin, por t'i japësh një mundësi të vërtetë për t'u rikthyer në shoqëri. Dhe kur e ndihmojmë të mos i kthehet shkeljes, mbrojmë edhe shoqërinë”, thuhet në postimin e Gogut. Marrja e këtyre masave ligjore ndoshta është për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliajn. Ai mund të jetë një nga përfituesit sepse kur të dalë nga burgu nuk dihet se çfarë mund të ketë ndryshuar apo se çfarë pune mund të bëjë.

Kështu duhen marrë masa paraprake në kohën që kur të dalë nga burgu Veliaj, gjërat të jenë më ndryshe, pra me pak fjalë të jetë siguruar e ardhmja e tij dhe të mos rrijë të kërkojë një vend pune, por këtë ta ketë të gatshëm dhe të siguruar nga paketat ligjore nga Toni Gogu. Ky i fundit, edhe pse u sulmua, u mallkua dhe u sha nga Erion Veliaj, pas transferimit në burgun e Fierit nga ai i Durrësit, tregon se pastori si shërbëtor i Perëndisë kujdeset për njerëzit. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.