Lajme Zone
Tokat po thahen për ujë në Drashovicë të Selenicës, fermerët: Kanalet nuk pastrohen! S’kanë as treg për produktet bujqësore
EkonomiShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Tokat po thahen për ujë në Drashovicë të Selenicës, fermerët: Kanalet nuk pastrohen! S’kanë as treg për produktet bujqësore

Mungesa e ujit për vaditje dhe vështirësia për të shitur prodhimet po rëndojnë gjithnjë e më shumë jetesen e fermerëve në Drashovicë të Selenice. Ata thonë se punojnë me kosto të larte, ndërsa fitimet janë minimale.

SELENICE- Drashovica, një nga zonat me traditë në bujqësi në Bashkinë e Selenicës, po përballet me një nga sfidat më të mëdha të viteve të fundit. Fermerët thonë se mungesa e ujit për vaditje dhe mungesa e një tregu të sigurt për shitjen e prodhimeve po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë jetesen e tyre. Besnik Alinikaj, banor i Drashovicës tha se “kam blerë pompë për vaditje, sepse sistemi është prishur. Dikur tokat vaditeshin me kanale, por pas viteve ’90 u shkatërruan. Shpenzojmë shumë për bujqësinë dhe fitimi është i vogël. Kam aplikuar për subvencione, por më thanë se duhen të paktën 3 hektarë tokë dhe nuk përfitova." LEXO EDHE:“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Rama promovon programin e ri të financimit: Kredi deri në 200 milionë lekë për bizneset shqiptare (VIDEO) Për shkak të degradimit të sistemit vaditës, shumë fermerë janë detyruar të hapin puse me shpenzimet e tyre, për të shpëtuar prodhimin nga temperaturat e larta. “Mbjellim domate, speca, patëllxhanë. Këtu kanë mbetur vetëm të moshuarit. Unë jam 70 vjeç dhe punoj tokën, sepse pensioni nuk mjafton. Ujin e marrim nga pusi. Kanali është prishur prej vitesh dhe nuk pastrohet. Rezervuari derdhet në lumë, ndërsa uji nuk vjen në ara. Tetë vjet nuk ka ardhur asnjë pikë ujë. Kam shpenzuar 4 mijë euro për të hapur pus.", shprehet Fatos Sherifaj, banor i Drashovicës. Kostot e prodhimit janë rritur ndjeshëm, ndërsa çmimet e shitjes mbeten të ulëta, duke mos mbuluar as shpenzimet. "Mbjell jonxhë, bostan, perime, ullinj, grurë e misër. Uji vjen vetëm deri në një pikë, më tej nuk ka fare. Çmimet janë të ulëta dhe nuk mbulojnë shpenzimet. Plehrat janë shtrenjtuar shumë dhe kemi dalë me humbje. Punojmë vetëm për të ushqyer familjen.", tha një tjeter banor. Sipas tyre, Bashkia e Selenicës nuk i lejon të shesin prodhimet buzë rrugës, ndërsa alternativë tjetër nuk u ka ofruar. “Mbjell domate, speca e patëllxhanë. I shesim këtu në rrugë, por bashkia na largon dhe nuk dimë ku të shkojmë. Nuk kemi treg ku t'i çojmë prodhimet. Bujku duhet të lejohet të shesë aty ku mundet, që të nxjerrë bukën e gojës. Është prishur saracineska dhe nuk zëvendësohet. Nuk kemi ujë për vaditje", tha Valerjan Caushi, fermer. Fermerët e Drashovicës kerkojne investime në sistemin vaditës dhe krijimin e tregjeve të qëndrueshme për prodhimet bujqësore. R.D/E.H/Shqiptarja.com TAG: drashovice selenice Vlore Vaditje bujqesia Komento Komente Sondazhi i ditës:

20 Korrik, 07:09

Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 64% I gabuar 28.1% Nuk e di 7.8% Vota total: 5388 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 20 Korrik, 07:09 Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?