Lajme Zone
Tjetërsuan 1143 hektarë tokë në Fier, pranga ndërtuesit dhe dy ish-drejtorëve të Kadastrës!
PolitikëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Tjetërsuan 1143 hektarë tokë në Fier, pranga ndërtuesit dhe dy ish-drejtorëve të Kadastrës!

Me urdhër të Prokurorisë së Fierit janë arrestuar dy ish-drejtorë të ASHK-së Fier, Bardh Kapaj dhe Ertis Shehu, juristi Piro Çela dhe biznesmeni Kastriot Hasko, në kuadër të një hetimi për një skemë të dyshuar tjetërsimi pronash. Sipas Prokurorisë, hetimi i nisur në vitin 2025 ka zbuluar mbi 76 pasuri me sipërfaqe totale 1143 hektarë tokë, në zonat kadastrale të Semanit të Ri dhe Sheq Marinasit, si dhe janë sekuestruar 150 mijë euro. Për katër personat është caktuar masa “arrest në burg”, ndërsa akuzat janë “Falsifikim i dokumenteve”, “Shpërdorim i detyrës” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”.

Sipas hetimeve, Kastriot Haskaj dyshohet se ka përdorur dy vendime të falsifikuara të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Fier për të regjistruar në bashkëpronësi të tij dhe katër personave të tjerë një sipërfaqe prej rreth 1143 hektarësh. Më pas, duke u paraqitur si bashkëpronar dhe përfaqësues i bashkëpronarëve të tjerë, ai dyshohet se ka përdorur një prokurë të posaçme të falsifikuar për t’ua shitur tokat dy shoqërive. Prokuroria thotë se ish-drejtorët Bardh Kapaj dhe Ertis Shehu, së bashku me juristin Piro Çela, i kanë regjistruar pronat në kundërshtim me procedurat ligjore, pa kërkuar verifikimin e vendimeve nga Agjencia e Trajtimit të Pronës.

Nga hetimi rezulton gjithashtu se Bardh Kapaj, gjatë regjistrimit të një prej pasurive, dyshohet se ka tejkaluar sipërfaqen e përcaktuar në vendimin e falsifikuar, duke i mundësuar përfituesit një sipërfaqe shtesë toke. Ndërkohë, Ertis Shehu dhe Piro Çela dyshohet se kanë ndryshuar në dokumentacion kategorinë kadastrale të tokës, nga “tokë arë” në “tokë pa frut”, pa aktin përkatës administrativ. Materialet e hetimit dhe masat e sigurimit janë ekzekutuar nga shërbimet e Policisë Gjyqësore në bashkëpunim me strukturat e policisë në Fier, Tiranë dhe Vlorë.