Arben Voja Arben Voja, është arrestuar në kuadër të një hetimi për tjetërsimin e dyshuar të 44 mijë metrave katrorë tokë shtetërore, përmes dokumenteve të falsifikuara. Hetimi lidhet me periudhën kur Voja drejtonte Kadastrën e Fierit, ndërsa Prokuroria ka përfshirë në dosje edhe ish-punonjës të institucionit dhe një notere. Drejtori aktual i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja, ka përfunduar në pranga në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Fierit për tjetërsimin e dyshuar të 44 mijë metrave katrorë tokë shtetërore, që dyshohet se i janë kaluar një biznesmeni për ndërtimin e një impianti fotovoltaik.
Hetimi ka zbuluar dyshime për përdorimin e dokumenteve të falsifikuara në procedurat e kalimit të pronësisë së sipërfaqes së tokës. Veprimet e dyshuara lidhen me periudhën kur Arben Voja mbante detyrën e drejtuesit të Kadastrës së Fierit.
Për këtë çështje, organet e drejtësisë kanë caktuar katër masa sigurie “arrest në burg”. Përveç Vojës, në dosje përmenden edhe një ish-jurist i Kadastrës, një hartografe, një notere dhe punonjës të tjerë të institucionit.
Voja është ndaluar nga autoritetet dhe është marrë në pyetje nga dy prokurorë lidhur me procedurat e dyshuara të tjetërsimit të pronës shtetërore.
Por kjo nuk është hera e parë që emri i tij përfshihet në hetime për veprimtarinë e institucioneve që ka drejtuar.
Në maj të vitit 2023, Agjencia Shtetërore e Kadastrës depozitoi në SPAK një kallëzim ku përmendej edhe Arben Voja, për dyshime për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Sipas pretendimeve të institucionit në atë kohë, veprimet e konstatuara i kishin shkaktuar shtetit një dëm prej 9.5 milionë lekësh.
Ndërkohë, në dhjetor të vitit 2025, Prokuroria e Fierit dërgoi për gjykim Vojën dhe gjashtë ish-punonjës të Agjencisë Rajonale të Mjedisit Fier-Vlorë-Gjirokastër, për dyshime për shpërdorim detyre në procedurat e dhënies së lejeve mjedisore dhe mosmbledhjen e tarifave përkatëse.ashk fier Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Mesazhi i Ambasadës Amerikane, kreu i Sindikatës së Pedagogëve: Inkurajues për protestat e studentëve! 12 Nëntor 2026, 14:3414:34Aktualitet I dënuari qëndroi në burg përtej afatit ligjor, KLP ndëshkon prokuroren në Berat 12 Nëntor 2026, 14:2714:27Aktualitet Seanca për Metën dhe Kryemadhin në GJKKO, ish-deputetja kundërshton akuzat e SPAK: Kontrata e lobimit nuk ka firmën e Ilir Metës 12 Nëntor 2026, 14:2014:20Aktualitet Stuhia “Charls” drejt Shqipërisë, meteorologia paralajmëron përmbytje: Zonat më të prekura 12 Nëntor 2026, 13:5813:58Aktualitet Nga izolimi në burg te përplasjet në PS, avokati Ndreca flet pas takimit me Veliajn: Po persekutohet! 12 Nëntor 2026, 13:3913:39Aktualitet Lëshohet urdhër-arrest për drejtorin e spitalit Memorial të Fierit 12 Nëntor 2026, 13:1913:19Aktualitet

