Lajme Zone
Tjetërsoi 44 mijë m² tokë shtetërore për një biznesmen kur drejtonte Kadastrën e Fierit, në pranga Arben Voja dhe 3 të tjerë
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Tjetërsoi 44 mijë m² tokë shtetërore për një biznesmen kur drejtonte Kadastrën e Fierit, në pranga Arben Voja dhe 3 të tjerë

Hetimi ka zbuluar dyshime për përdorimin e dokumenteve të falsifikuara në procedurat e kalimit të pronësisë së sipërfaqes së tokës. Veprimet e dyshuara lidhen me periudhën kur Arben Voja mbante detyrën e drejtuesit të Kadastrës së Fierit.

Arben Voja Arben Voja, është arrestuar në kuadër të një hetimi për tjetërsimin e dyshuar të 44 mijë metrave katrorë tokë shtetërore, përmes dokumenteve të falsifikuara. Hetimi lidhet me periudhën kur Voja drejtonte Kadastrën e Fierit, ndërsa Prokuroria ka përfshirë në dosje edhe ish-punonjës të institucionit dhe një notere. Drejtori aktual i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja, ka përfunduar në pranga në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Fierit për tjetërsimin e dyshuar të 44 mijë metrave katrorë tokë shtetërore, që dyshohet se i janë kaluar një biznesmeni për ndërtimin e një impianti fotovoltaik.

Hetimi ka zbuluar dyshime për përdorimin e dokumenteve të falsifikuara në procedurat e kalimit të pronësisë së sipërfaqes së tokës. Veprimet e dyshuara lidhen me periudhën kur Arben Voja mbante detyrën e drejtuesit të Kadastrës së Fierit.

Për këtë çështje, organet e drejtësisë kanë caktuar katër masa sigurie “arrest në burg”. Përveç Vojës, në dosje përmenden edhe një ish-jurist i Kadastrës, një hartografe, një notere dhe punonjës të tjerë të institucionit.

Voja është ndaluar nga autoritetet dhe është marrë në pyetje nga dy prokurorë lidhur me procedurat e dyshuara të tjetërsimit të pronës shtetërore.

Por kjo nuk është hera e parë që emri i tij përfshihet në hetime për veprimtarinë e institucioneve që ka drejtuar.

Në maj të vitit 2023, Agjencia Shtetërore e Kadastrës depozitoi në SPAK një kallëzim ku përmendej edhe Arben Voja, për dyshime për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Sipas pretendimeve të institucionit në atë kohë, veprimet e konstatuara i kishin shkaktuar shtetit një dëm prej 9.5 milionë lekësh.

Ndërkohë, në dhjetor të vitit 2025, Prokuroria e Fierit dërgoi për gjykim Vojën dhe gjashtë ish-punonjës të Agjencisë Rajonale të Mjedisit Fier-Vlorë-Gjirokastër, për dyshime për shpërdorim detyre në procedurat e dhënies së lejeve mjedisore dhe mosmbledhjen e tarifave përkatëse.ashk fier Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Protestuan para Kryeministrisë, policia ndëshkon me gjoba 26 qytetarë 12 Nëntor 2026, 13:3613:36Kronike Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, arrestohet 49-vjeçari dhe shpallen në kërkim dy vëllezër 12 Nëntor 2026, 12:3212:32Kronike Shisnin drogë pranë shkollave, arrestohen dy persona në Laç; i sekuestrohen doza kokaine dhe kanabis (Video) 12 Nëntor 2026, 11:4411:44Kronike I vendosën tritol makinës së punonjëses së Bashkisë Elbasan, arrestohet një nga autorët 12 Nëntor 2026, 11:2611:26Kronike Trafikonin emigrantë drejt Greqisë kundrejt pagesës, arrestohet 19-vjeçari në Konispol; shoku në kërkim 12 Nëntor 2026, 10:3410:34Kronike Investigimi i Sky News: Si bëhet rekrutimi në bandat shqiptare të drogës në Britani 12 Nëntor 2026, 10:1510:15Kronike