SPAK ka dhënë pretencën për ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi, dhe të pandehurit e tjerë. U kërkua: Fredi Kokoneshi: 1 vit burg për shpërdorim detyre. LEXO EDHE:Shkeljet me Tunelin e Llogarasë, 80 mln euro dëm buxhetit të shtetit! SPAK: Volumet dhe çmimet e fryera, Balluku orientoi tenderin Ndalim për të ushtruar funksion publik për 3 vite. Dorian Spaho: 1 vit burg për shpërdorim detyre në bashkëpunim. Ndalim për të ushtruar funksione publike për 2 vite. Andi Bollari: 1 vit burg për shpërdorim detyre. Ndalim për të ushtruar funksione publike për 2 vite. Ledio Xharo: 1 vit burg për shpërdorim detyre. Ndalim për të ushtruar funksione publike për 2 vite. Çështja lidhet me dhënien me qira të rreth 67 hektarëve tokë në pronësi të shtetit, për ndërtimin e impianteve diellore. Këto sipërfaqe rezultonin të regjistruara në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës si tokë bujqësore. SPAK pretendon se zyrtarët kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin gjatë procedurave për ndryshimin e kategorisë së tokës dhe dhënien e saj me qira për një periudhë 10-vjeçare. Në konkluzionet e saj, prokuroria vlerëson se provat e administruara gjatë hetimit dhe gjykimit mbështesin akuzën e shpërdorimit të detyrës të kryer në bashkëpunim. lajm ne perditesim... -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K Xh.K Shqiptarja.com TAG: spak Fredi Kokoneshi Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Ehuu: 17/11/2026 10:30 Mire i jepni keto pretenca, po token a e moret mbrapa. Apo le ta mbajne token dhe te bejne nje vit butg Përgjigju Sondazhi i ditës:
14 Nëntor, 14:59
Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 62% Të gabuar 27.6% Nuk e di 10.4% Vota total: 4344 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Nëntor, 14:59 Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?

