Lajme Zone
Tjetër tragjedi në Greqi, shqiptari vret gruan me thikë ditën e ditëlindjes së vajzës! Pi benzinë për t’i dhënë fund jetës por shpëton! Një nga fëmijët njoftoi policinë (EMRAT)
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Tjetër tragjedi në Greqi, shqiptari vret gruan me thikë ditën e ditëlindjes së vajzës! Pi benzinë për t’i dhënë fund jetës por shpëton! Një nga fëmijët njoftoi policinë (EMRAT)

53-vjeçarI shqiptar Bujar Meço nga Gramshi ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij 44-vjeçare Esma Meço në Rodopi të Greqisë dhe më pas ka tentuar t’i japë fund jetës duke pirë benzinë. Çifti shqiptar me origjinë nga Gramshi ishte prindër i tre fëmijëve dy prej të cilëve të rritur dhe një 16-vjeçar. Krimi ndodhi brenda banesës së familjes në zonën e Dialampit, ndërsa ishte një prej fëmijëve që njoft

53-vjeçarI shqiptar Bujar Meço nga Gramshi ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij 44-vjeçare Esma Meço në Rodopi të Greqisë dhe më pas ka tentuar t’i japë fund jetës duke pirë benzinë. Çifti shqiptar me origjinë nga Gramshi ishte prindër i tre fëmijëve dy prej të cilëve të rritur dhe një 16-vjeçar. Krimi ndodhi brenda banesës së familjes në zonën e Dialampit, ndërsa ishte një prej fëmijëve që njoftoi autoritetet. LEXO edhe...Masakroi ish gruan ditën e ditëlindjes së vajzës, dalin detaje të reja për krimin e 53 vjeçarit nga Gramshi në Greqi Pas vrasjes së bashkëshortes, 53-vjeçari piu benzinë në tentativë për t’u vetëvrarë. Ai u transportua në spital, ku vijon të marrë trajtim mjekësor. Në banesë, policia gjeti dhe sekuestroi dy thika, të cilat do të ekzaminohen në kuadër të hetimeve për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Sipas mediave greke, çifti kishte pasur probleme edhe më herët. Në vitin 2022, kur ndodheshin në Heraklion të Kretës, 44-vjeçarja kishte denoncuar bashkëshortin për kanosje. 53-vjeçari ishte arrestuar për këtë rast, por më pas është liruar. Vrasja ka ndodhur vetëm 3 ditë pasi një tjetër shqiptar, Altin Allmuça vrau me armë zjarri ish-partneren Julieta Obzova, shqiptare, dhe më pas u vetëvra. Ora 17:37 Masakroi ish gruan ditën e ditëlindjes së vajzës, dalin detaje të reja për krimin e 53 vjeçarit nga Gramshi në Greqi Detaje të reja kanë dalë në dritë për vrasjen e 44-vjeçares shqiptare Esma Meço nga bashkëshorti i saj, Bujar Meço, në Rodopi të Greqisë. Sipas mediave greke 53-vjeçari nuk përdori vetëm një thikë për ta vrarë, por disa, madje një nga plagët më të rënda ishte në qafë, ku i kishte prerë edhe arterien karotide.Sipas hetuesve, në banesë u gjetën dy thika të mbuluara me gjak, të cilat janë sekuestruar për ekspertim. Autopsia pritet të përcaktojë numrin e saktë të plagëve dhe shkakun përfundimtar të vdekjes së 44-vjeçares.Krimi ndodhi në fshatin Dialampi, pikërisht në ditëlindjen e vajzës 16-vjeçare të çiftit. Minorenja ndodhej në një dhomë tjetër të banesës dhe ishte ajo që njoftoi policinë, kur u bë dëshmitare e sulmit të kobshëm të babait të saj.Pas vrasjes, Bujar Meço tentoi t'i jepte fund jetës duke pirë benzinë. Ai u transportua në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Pasi doli nga reanimacioni, autoritetet greke e arrestuan zyrtarisht, ndërsa ai vijon të ruhet nga policia në spital.Mediat greke raportojnë se çifti ishte i ndarë dhe Esma Meço ishte kthyer në fshat për të festuar ditëlindjen e vajzës së tyre. Dy bashkëshortët, me origjinë nga Gramshi, kanë tre fëmijë, 16, 20 dhe 24 vjeç.Hetimet kanë nxjerrë në pah edhe një episod të mëparshëm dhune. Në vitin 2022, kur familja jetonte në Heraklion të Kretës, Esma Meço kishte kallëzuar bashkëshortin për kanosje. Ai u arrestua por më pas u la i lirë.Ndaj 53-vjeçarit janë ngritur akuzat për vrasje, dhunë në familje dhe shkelje të ligjit për armët, ndërsa hetimet e autoriteteve greke vijojnë. Share SI.E./U.D/ReportTv.al vrasje greqi Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.9% Keq 34.3% Nuk e di 12.9% Vota total: 2376 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?