Lajme Zone
Tjetër goditje në zemër të ushtrisë ukrainase, Zelensky shkarkon Komandantin e Përgjithshëm
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Tjetër goditje në zemër të ushtrisë ukrainase, Zelensky shkarkon Komandantin e Përgjithshëm

Syrskyi është zëvendësuar nga gjenerali Mykhailo Drapatiy, një komandant i gjeneratës së re, i cili konsiderohet më i orientuar drejt përdorimit të teknologjisë moderne, sistemeve pa pilot dhe taktikave të reja të luftimit.

Oleksandr Syrskyi & Volodymyr Zelensky Pas largimit të ministrit të Mbrojtjes, presidenti ukrainas zëvendëson edhe komandantin Oleksandr Syrskyi. Lëvizja sinjalizon përplasje të thella për strategjinë e luftës me Rusinë. Brenda pak ditësh, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka ndërmarrë dy ndryshimet më të mëdha në drejtimin ushtarak të vendit që nga fillimi i pushtimit rus, duke shkarkuar fillimisht ministrin e Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov, dhe më pas Komandantin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralin Oleksandr Syrskyi.

Syrskyi është zëvendësuar nga gjenerali Mykhailo Drapatiy, një komandant i gjeneratës së re, i cili konsiderohet më i orientuar drejt përdorimit të teknologjisë moderne, sistemeve pa pilot dhe taktikave të reja të luftimit.

Shkarkimi i komandantit të ushtrisë vjen pas disa ditësh protestash në Kiev, ku qindra qytetarë kërkuan largimin e tij. Demonstruesit brohorisnin "Syrskyi jashtë", ndërsa pak ditë më parë largimi i ministrit të Mbrojtjes kishte nxitur reagime të forta në opinionin publik.

Sipas mediave ukrainase dhe britanike, përplasja mes Fedorovit dhe Syrskyit kishte nisur prej muajsh dhe lidhej me vizionin për mënyrën se si Ukraina duhet ta vazhdojë luftën kundër Rusisë.

Fedorov, 35 vjeç, konsiderohej arkitekti i modernizimit të ushtrisë ukrainase. Ai kishte promovuar përdorimin masiv të dronëve, inteligjencës artificiale dhe teknologjive të reja në fushën e betejës, duke argumentuar se Ukraina duhet të kompensojë epërsinë numerike të Rusisë përmes inovacionit dhe operacioneve më fleksibël, me synimin për të ulur humbjet njerëzore.

Në të kundërt, Syrskyi shihej nga kritikët si përfaqësues i shkollës tradicionale sovjetike të komandimit. Ai akuzohej për mbështetje të operacioneve konvencionale, një stil të centralizuar drejtimi dhe rezistencë ndaj reformave të thella në strukturën e ushtrisë.

Vetë ish-ministri Fedorov kishte deklaruar se dorëheqja e tij ishte rezultat i një konflikti të gjatë me Syrskyin. Pas largimit nga detyra, ai e akuzoi komandantin e ushtrisë se kishte penguar reformat përmes burokracisë, kishte shpërfillur analizat operative dhe kishte favorizuar brigada që, sipas tij, i qëndronin besnike personalisht.

Largimi i Syrskyit u raportua fillimisht nga deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko, ndërsa më vonë u konfirmua emërimi i Drapatiyt në krye të Forcave të Armatosura. Ai do të udhëheqë edhe ristrukturimin e Shtabit të Përgjithshëm, në bashkëpunim me Yevhen Khmara dhe Pavlo Palisa.

Ndryshimet vijnë në një moment kritik për Ukrainën, ndërsa forcat ruse vazhdojnë presionin në vijën e frontit, Kievi përballet me vështirësi në mobilizimin e trupave dhe kërkon të ruajë mbështetjen ushtarake të aleatëve perëndimorë.

Për analistët, lëvizjet e Zelenskyt nuk përfaqësojnë vetëm një ndryshim personash në poste kyçe, por një përpjekje për të ndryshuar filozofinë e drejtimit të luftës. Në të njëjtën kohë, ato përbëjnë edhe një bast politik për presidentin ukrainas, pasi suksesi ose dështimi i ekipit të ri ushtarak mund të ndikojë jo vetëm në zhvillimet në front, por edhe në stabilitetin politik të vendit.zelensky komandati Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota SHBA plan të zgjerojë sulmet ndaj Iranit, Hegseth kërkon 80 miliardë dollarë shtesë nga Senati 21 Korrik 2026, 21:4521:45Rajoni dhe Bota Aksioni kundër FETO, mediat e Erdoganit zbulojnë planin e ‘eliminimit’ të tij: Do të ekzekutohej në ajër 21 Korrik 2026, 21:4221:42Rajoni dhe Bota Trump drejton gishtin nga mali Pickaxe: Gati të godasim "kështjellën bërthamore" të Iranit 21 Korrik 2026, 21:3521:35Rajoni dhe Bota Zbulohet misteri 73-vjeçar, gjenden rrënojat e avionit të zhdukur të Pan Am 21 Korrik 2026, 21:0121:01Rajoni dhe Bota Irani përplaset me Parisin, dënon veprimet e dy diplomatëve francezë në Teheran 21 Korrik 2026, 19:4819:48Rajoni dhe Bota Gjashtë muaj paga për një udhëtim: Bonuset e egra të kompanive për Ngushticën e Hormuzit 21 Korrik 2026, 19:1519:15Rajoni dhe Bota