Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Tjetër dënim rëndon mbi Hashim Thaçin, Gjykata Speciale i jep 17 muaj burg për tentativë pengimi të drejtësisë! Ish-presidenti i Kosovës në gjyq: Kjo është politikë, jo drejtësi (VIDEO)


Ka përfunduar seanca në Gjykatën Speciale në Hagë, ku u shpall aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe katër të tjerëve për tentativë pengimi të drejtësisë. Thaçi u dënua me 17 muaj burgim, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu me nga 12 muaj, ndërsa Hajredin Kuçi me një muaj burgim me kusht. Isni Kilaj u shpall i pafajshëm.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar nga Gjykata Speciale e Hagës me 17 muaj burgim për tentativë pengimi të drejtësisë. Ai është shpallur fajtor për trentativë për pengimin te personave zyrtare në kryerjen e detyrave zyrtare me anë të veprimit të përbashkët, fajtor për shkelje të fshehtësisë së procedurës. Gjithashtu është shpallur fajtor për mosbindje ndaj gjykatës. Thaçi, e ka kundërshtuar aktgjykimin e Gjykatës Speciales dhe nga salla e gjyqit u shpreh se 'Kjo është politikë, nuk është drejtësi'. LEXO EDHE:Pas dënimit të Hashim Thaçit në Hagë, djali i tij Endriti ka një mesazh “Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër!”, shkruan Thaçi në Facebook. Bashkim Smakaj është dënuar me 12 muaj burgim. Ai është shpallur fajtor për pengim të personave zyrtarë, për mosbindje të Gjykatës. “Meqenëse keni kaluar më shumë muaj në paraburgim, ju liroheni”, ka thënë gjyqtari Gosnell. Isni Kilaj është shpallur i pafajshëm për akuzat në rastin për pengim të drejtësisë. Gjyqtari Christopher Gosnell urdhëroi lirimin e tij pas përfundimit të seancës, pasi koha e kaluar në paraburgim ia mbulon dënimin e shqiptuar. Fadil Fazliu u dënua me 12 muaj burgim në rastin për pengim të drejtësisë. Megjithatë, ai do të lirohet pas përfundimit të seancës, pasi koha e kaluar në paraburgim ia mbulon dënimin e shqiptuar. Hajredin Kuçi u dënua me një muaj burgim me kusht. Dënimi nuk do të ekzekutohet nëse Kuçi nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale gjatë periudhës njëvjeçare të provës. Prokuroria thotë se Thaçi, gjatë vizitave që ka pranuar në Qendrën e Paraburgimit në Hagë në vitin 2023, u ka dhënë të bashkakuzuarve informacione konfidenciale për dëshmitarët dhe udhëzime për të ndikuar në dëshmitë e tyre. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 13:31 Pas dënimit të Hashim Thaçit në Hagë, djali i tij Endriti ka një mesazh “Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër”. Ky është mesazhi i publikuar sot në faqen zyrtare të Hashim Thaçit në Facebook, pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, që e dënoi ish-presidentin e Kosovës me një vit e pesë muaj burgim në çështjen për tentim-pengimin e drejtësisë.Të njëjtën deklaratë e ka shpërndarë në Instagram edhe djali i tij, Endrit Thaçi.Fjalët e publikuara sot janë pjesë e një deklarate që Thaçi mbajti më 4 prill 2023, para trupit gjykues në Hagë, kur u deklarua i pafajshëm për akuzat ndaj tij.“Viktimat nuk marrin drejtësi kur të pafajshmit ndiqen. Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër. Unë jam i pafajshëm, për të gjitha këto akuza”, tha atëherë ish-presidenti i Kosovës. U.D/Shqiptarja.com Share Ora 11:17 Gjykata Speciale e dënoi me 17 muaj burg, Thaçi: Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër Foto: Hashim ThaçiIsh-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 17 muaj burgim në rastin për pengim të drejtësisë në Gjykatën Speciale në Hagë.Ai është shpallur fajtor për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre, përmes veprimit të përbashkët, si dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe mosbindje ndaj gjykatës.Pas këtij vendimi Thaçi ka reaguar përmes një postimi në Facebook.“Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër!”, shkruan Thaçi në Facebook. Xh.K/Shqiptarja.com Share Ora 10:50 Gjykata Speciale shpall fajtor Thaçin, e dënon me 17 muaj burgim (VIDEO) Gjykata Speciale në Hagë e ka shpallur fajtor Hashim Thaçin për disa pika të aktakuzës në rastin për pengim të drejtësisë.Gjyqtari Christopher Gosnell shqiptoi ndaj tij një dënim të njësuar prej 17 muajsh burgim. Xh.K/Shqiptarja.com Share Ora 10:41 ‘Ata të pyesin, a të ka thirrur kush’, Gjykatësi: Thaçi paralajmëroi Fadil Fazliun për pyetjet e Prokurorisë (VIDEO) Gjykatësi Christopher Gosnell tha se Hashim Thaçi, gjatë bisedës me Fadil Fazliun, e paralajmëroi atë për pyetjet që mund t'i bëheshin.“Ata të pyesin: A të ka thirrur kush?”, citoi gjykatësi fjalët e Thaçit.Sipas Gosnellit, fjala “ata” në këtë bisedë u referohej zyrtarëve të Prokurorisë. Xh.K/Shqiptarja.com Share Ora 10:24 Gjyqi ndaj Thaçit dhe 4 të tjerëve për pengim të drejtësisë, gjykatësi lexon akuzat: Organizoi tri grupe për të ndërhyrë në dëshmitë e dëshmitarëve (VIDEO) Gjykatësi Christopher Gosnell tha se, sipas aktakuzës, Hashim Thaçi organizoi tri grupe, ku përfshiheshin Fadil Fazliu, Bashkim Smakaj dhe Isni Kilaj, gjatë vizitave të tyre në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.Thaçi akuzohet se ishte drejtues ose organizator i secilit grup, me qëllim ndërhyrjen në dëshmitë e dëshmitarëve.Sipas aktakuzës, ai u zbuloi vizitorëve informacione konfidenciale lidhur me dëshmitarët. Xh.K/Shqiptarja.com Share Xh.K / M.V A.Hl Shqiptarja.com TAG: kosove hagë gjykata speciale ne hage hashim thaci Isni Kilaj Fadil Fazliu HAJREDIN KUCI Bashkim Smakaj Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento fredi: 17/11/2026 10:18 Vazhdon gjykata sërbe e Hagës,ndyrësira të shitur... Përgjigju Sondazhi i ditës:

14 Nëntor, 14:59

Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 62.1% Të gabuar 27.5% Nuk e di 10.4% Vota total: 4478 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Nëntor, 14:59 Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?