Policia e Tiranës duke zbuluar një tjetër banesë ku mbaheshin lëndë piroteknike të kontrabanduara, që dyshohet se përdoreshin nga persona të përfshirë në veprime të dhunshme gjatë protestave.
Në pranga ka përfunduar një 32-vjeçar në banesën e të cilit, në rrugën “Zela”, u gjetën dhe u sekuestruan 47 pako me fishekzjarre.
Sipas Policisë, nga verifikimet rezultoi se 32-vjeçari nuk dispononte licencë për shitjen e lëndëve piroteknike dhe as dokumentacionin shoqërues të blerjes së tyre. Nga hetimet paraprake dyshohet se ai u kishte shitur lëndë piroteknike personave të maskuar, pjesëmarrës në tubimin e së shtunës, me qëllim përdorimin e tyre në veprime të dhunshme.
Ndërkohë, hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit, si dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet maskaShiste

