Lajme Zone
Tjetër aksident në aksin Peqin-Rrogozhinë, një drejtues mjeti përfundon në spital
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Tjetër aksident në aksin Peqin-Rrogozhinë, një drejtues mjeti përfundon në spital

Një tjetër aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele rreth orës 09.45 në aksin e rrugës kombëtare Peqin–Rrogozhinë, vetëm pak orë pas përplasjes së rëndë që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në afërsi të fshatit Karinë.

Një tjetër aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele rreth orës 09.45 në aksin e rrugës kombëtare Peqin–Rrogozhinë, vetëm pak orë pas përplasjes së rëndë që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në afërsi të fshatit Karinë. Ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të Gjocajt, afër qytetit të Peqinit, ku janë përplasur dy automjete. Si pasojë e përplasjes së fortë, njëra prej autoveturave është dëmtuar pothuajse plotësisht.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se njëri prej automjeteve është futur në rrugën kryesore në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugor, duke shkaktuar aksidentin. Nga përplasja ka mbetur i plagosur njëri prej drejtuesve të mjeteve, i cili është transportuar për të marrë ndihmën mjekësore. Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit. Top Channel