Një zjarr ka përfshirë një apartament në zonën pranë stadiumit “Selman Stërmasi” në Tiranë, ndërsa ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës ka parandaluar përhapjen e flakëve në pjesë të tjera të banesës. Pas marrjes së njoftimit për zjarrin, forcat zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe nisën operacionin për shuarjen e flakëve. Nga zjarri ishte përfshirë një pjesë e kuzhinës. View this post on Instagram A post shared by News24 Albania (@news24al) Falë reagimit dhe ndërhyrjes së zjarrfikësve, u bë i mundur izolimi i vatrës dhe shpëtimi i dy dhomave të tjera të apartamentit, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve dhe kufizuar dëmet. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

