Lajme Zone
Të tjeraReport TV

Tiranë/ Zjarr i përmasave të mëdha në Daias, tymi mbulon gjithë zonën! Forcat zjarrfikëse dhe një helikopter në terren për shuarjen e flakëve


Një zjarr i përmasave të mëdha është përhapur prej një ore në Daias, në Tiranë. Report Tv ka siguruar pamjet, ku duket se tymi ka mbuluar gjithë zonën dhe është i dukshëm nga distanca të largëta. LEXO edhe...Krujë/ Zjarri në lagjen Abaze, nuk ka evakuim të banorëve! Helikopteri dhe forcat në terren vijojnë operacionin Në vendngjarje kanë mbërritur forca zjarrfikëse, të cilat po punojnë për ta vënë

Një zjarr i përmasave të mëdha është përhapur prej një ore në Daias, në Tiranë. Report Tv ka siguruar pamjet, ku duket se tymi ka mbuluar gjithë zonën dhe është i dukshëm nga distanca të largëta. LEXO edhe...Krujë/ Zjarri në lagjen Abaze, nuk ka evakuim të banorëve! Helikopteri dhe forcat në terren vijojnë operacionin Në vendngjarje kanë mbërritur forca zjarrfikëse, të cilat po punojnë për ta vënë nën kontroll flakët, bashkë me një helikopter të Forcës Ajrore. Ndërkohë raportohet se nuk ka probleme për banesat, pasi zona e përfshirë nga flakët është kryesisht me bimësi të dendur dhe shkurre. Pranë zonës ku ka rënë zjarri, janë aktive edhe dy vatra të tjera zjarri, në Dajt e Priskë, të cilat fatmirësisht janë nën kontroll. Në Dajt janë 22 forca zjarrfikëse mbi tunelet e Qafë-Mollës dhe 2 helikopterë që po punojnë për shuarjen e flakëve. Nuk dihet nëse helikopteri që ka shkuar në Daias për shuarjen e flakëve, ka qenë një prej atyre që po operonte në Dajt. Lajm për përditësim... R.Xh/E.H/ReportTv.al Tirane zjarret 2026 zjarr Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 43.2% Jo 49.8% I/e dyzuar 7% Vota total: 3478 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?