Lajme Zone
Tiranë/ Dy efektivë të policisë mbetën të plagosur gjatë protestës dje, nisin hetimet për 24 protestues
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Tiranë/ Dy efektivë të policisë mbetën të plagosur gjatë protestës dje, nisin hetimet për 24 protestues

24 protestues do të hetohen në gjendje të lirë pas protestës së djeshme.

24 protestues do të hetohen në gjendje të lirë pas protestës së djeshme në Tiranë Njoftimi i policisë: Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera nga shërbimet e Policisë së Tiranës, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të veprimeve të kundërligjshme, gjatë tubimit të zhvilluar dje, u proceduan penalisht 24 shtetas. LEXO EDHE:11.7 milionë lekë të reja detyrime të papaguara dhe falsifikim dokumentash, Prokuroria çon në gjyq pronarin dhe administratoren e “Nika” sh.p.k! Hetimet, pas kallëzimit të vëllait të biznesmenit (EMRAT) Gjithashtu, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 28 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative të kryera gjatë 48 orëve të fundit. Specialistët për Hetimin e Krimeve, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimeve të kundërligjshme, identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në to, si dhe nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Lajm në përditësim… Xh.K P.J Shqiptarja.com TAG: protestat kunder qeverise Tirane Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

18 Nëntor, 11:04

A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 75.6% Jo 21.2% Nuk e di 3.2% Vota total: 156 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 18 Nëntor, 11:04 A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?