Aksionet e dhunshme gjatë protestës së së shtunës kanë sjellë arrestimin e tre personave në Tiranë. Sipas policisë, të arrestuarit janë të moshave 33, 23 dhe 15 vjeç dhe kanë thyer trafikndarëset, stendat e reklamave, stacionet e urbanëve, penguan qarkullimin e mjeteve si dhe nuk i janë bindur urdhrave të policisë, madje njëri prej tyre goditi një efektiv gjatë shoqërimit në komisariat. Ndërkohë, 18 persona të tjerë janë proceduar penalisht për përfshirjen e tyre në veprime të kundërligjshme gjatë tubimit. LEXO EDHE:Një nga ne/ Historia e Arditit, polici që krijoi fermën organike në Qinam: Bëj dy punë që t'ia dal mbanë Përveç arrestimeve, policia ka vendosur 44 gjoba ndaj protestuesve, ku dy prej tyre kapin vlerën e 500 mijë lekëve secila. Hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Ajo që ishte lajmëruar si një protestë kombëtare studentore të shtunën, dështoi në pjesëmarrje në një grup shumë të vogël që u mblodhën te ministria e Arsimit e marshuan drejt Kryeministrisë. Protesta u mbajt përreth 4 orë e gjysmë. Një grup me maska rikthyen aktet vandale në qytet, duke djegur kosha mbeturinash, shkulën gurë nga trotuarët e thyen disa reklama. Para kryeministrisë, një grup me maska tentuan të thyejnë derën e kryesisë së Kuvendit. P.J A.E Shqiptarja.com TAG: arrestimet e protestuesve gjoba Tirane protestat kunder qeverise Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 2.3 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Arta: 15/11/2026 11:05 Ju i arrestoni por pas dy ditesh gjygjtaret e korruptuar e te paguar nga kto qe duan rremuje e shkaterrim e djegie te vendit per karriget e tyre i nxjerrin jashte,edhe gjobat e i paguajne kto qe i cojne cfare i ka qorri shehu apo muli me plakun mere kto gjoba me aq sa fitojne nga banditet e horrat Përgjigju Sondazhi i ditës:
14 Nëntor, 14:59
Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 63% Të gabuar 27.9% Nuk e di 9.1% Vota total: 2623 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Nëntor, 14:59 Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?
