Lajme Zone
Tiranë/ 54-vjeçari plagoset me armë zjarri në këmbë, nuk dihen rrethanat! Policia në kërkim të autorit
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Tiranë/ 54-vjeçari plagoset me armë zjarri në këmbë, nuk dihen rrethanat! Policia në kërkim të autorit

54-vjeçari është paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në këmbë, në rrugën “Josif Pashko”.

Një 54-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mëngjesin e kësaj të mërkure në Tiranë. Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 06:50, 54-vjeçari Gëzim Aliaj është paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në këmbë, në rrugën “Josif Pashko”. 54-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. "Më datë 14.10.2026, rreth orës 06:50, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital shtetasi G. A., rreth 54 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë, në rrugën “Josif Pashko”. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën", njofton Policia. LEXO EDHE:Protesta e dhunshme në Tiranë/ Ministria e Jashtme: Heqja e flamurit në ambasadën e Vatikanit, akt vandal! Autorët të identifikohen dhe të përgjigjen përpara ligjit Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit SI.E./Shqiptarja.com TAG: Gezim Aliaj plagosje me arme zjarri Tirane Komente Komento Sondazhi i ditës:

13 Tetor, 19:28

A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit? Po 20.8% Jo 76.1% Disi 3.1% Vota total: 1136 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 13 Tetor, 19:28 A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit?