Katër persona të paidentifikuar kanë grabitur gjatë orëve të para të mëngjesit 3 pako nga magazinat e një kompanie postare në Yrshek. Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:10. Pas marrjes së pakove, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Ende nuk dihet se çfarë përmbanin, ndërsa personeli i kompanisë postare po kryen inventarin për të përcaktuar se cilat janë dërgesat e marra, në emër të kujt ishin porositur dhe nga ku ishin nisur. Burime bëjnë me dije se hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që në njërën prej pakove të ketë pasur edhe sende të jashtëligjshme, por kjo mbetet vetëm një pistë hetimore dhe pritet të konfirmohet pas verifikimeve. LEXO EDHE:VIDEO/ Si vidheshin paratë në postën e Durrësit, ish-shefja e Financës lëviz paratë me thasë të zinj Ndërkohë, policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e katër autorëve. Shërbimet e policisë kanë sekuestruar brenda biznesit edhe një pistoletën lodër që u ka rënë grabitësve, ndërsa në lagjen “Sorraj”, në Kashar, është gjetur duke u djegur një automjet, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët për t'u larguar nga vendi i ngjarjes. K.M/Shqiptarja.com TAG: vjedhje yrshek Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës:
20 Korrik, 07:09
Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 63.7% I gabuar 27.6% Nuk e di 8.6% Vota total: 2649 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 20 Korrik, 07:09 Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?

