Lajme Zone
Tirana në kaos prej më shumë se 3 orësh, revolta kundër kastës që mban peng vendin në fazë të re
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Tirana në kaos prej më shumë se 3 orësh, revolta kundër kastës që mban peng vendin në fazë të re

Situata është përshkallëzuar veçanërisht në Rrugën e Durrësit, ku janë ndezur vatra zjarri, ndërsa protestuesit janë përplasur me forcat e rendit. Gurë dhe sende të forta janë hedhur drejt policisë, e cila është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën.

Vijon revolta Tym, flakë dhe përplasje në Rrugën e Durrësit. Protestuesit hedhin gurë, ndërsa policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Pas 135 ditësh protestash kryesisht paqësore para Kryeministrisë, revolta merr një tjetër dimension: jo vetëm kundër qeverisë Rama, por edhe kundër klasës politike. Tirana po përjeton një tjetër pasdite të tensionuar, me protestën studentore që vijon prej më shumë se tre orësh, mes përplasjeve me policinë, zjarreve dhe tymit që ka mbuluar pjesë të kryeqytetit.

Situata është përshkallëzuar veçanërisht në Rrugën e Durrësit, ku janë ndezur vatra zjarri, ndërsa protestuesit janë përplasur me forcat e rendit. Gurë dhe sende të forta janë hedhur drejt policisë, e cila është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën.

Megjithatë, ndërhyrjet policore nuk u kanë dhënë fund tensioneve. Protestuesit kanë vijuar qëndresën dhe përplasjet, duke e mbajtur situatën të rënduar për disa orë.

Por ajo që po ndodh në Tiranë nuk kufizohet vetëm te përplasjet në rrugë. Pas 135 ditësh protestash kryesisht paqësore përpara Kryeministrisë, lëvizja duket se ka hyrë në një fazë të re, më të ashpër dhe me një mesazh politik më të gjerë.

Në qendër të pakënaqësisë mbetet qeveria e kryeministrit Edi Rama, por thirrjet e protestuesve tregojnë se kundërshtimi nuk drejtohet vetëm ndaj mazhorancës.

“Rama në burg, Berisha në burg” kanë qenë ndër brohoritjet kryesore të dëgjuara gjatë protestës, duke shprehur pakënaqësi si ndaj kryeministrit, ashtu edhe ndaj kreut të opozitës, Sali Berisha.

Këto thirrje e vendosin protestën përtej ndarjes tradicionale mes qeverisë dhe opozitës. Për një pjesë të pjesëmarrësve, revolta është shndërruar në një kundërshtim të klasës politike në tërësi, të cilën e konsiderojnë përgjegjëse për gjendjen e vendit dhe mungesën e perspektivës për të rinjtë. Madje disa deputetë të PD janë përzënë nga protesta. Përshkallëzimi i dy ditëve të fundit përbën një ndryshim të dukshëm krahasuar me periudhën e gjatë të tubimeve përpara Kryeministrisë, ku protestat ishin zhvilluar kryesisht pa incidente të rënda.

Ndërsa në rrugët e Tiranës vijojnë të shihen tymi dhe flakët, përplasjet me policinë tregojnë se tensionet mbeten të larta. Mbetet për t'u parë se si do të zhvillohet më tej protesta dhe nëse autoritetet do të arrijnë të shmangin incidente të tjera.

Pas 135 ditësh protestash para Kryeministrisë, zhvillimet e fundit sinjalizojnë një fazë të re të lëvizjes, ku pakënaqësia ndaj qeverisë po shoqërohet gjithnjë e më hapur me kundërshtimin ndaj gjithë klasës politike shqiptare.protesta revoltë Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Protesta te Ministria e Arsimit, kryepolici Skënder Hita zbret në terren 14 Tetor 2026, 14:5014:50Aktualitet Tensione te Ministria e Arsimit, policia largon gazetarët dhe operatorët jashtë kordonit, shtohen forcat e rendit 14 Tetor 2026, 14:4414:44Aktualitet Studentët i vënë zjarrin Ministrisë së Arsimit 14 Tetor 2026, 14:3714:37Aktualitet Përplasjet në protestë, reagon Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete në strukturat spitalore 14 Tetor 2026, 14:3714:37Aktualitet Përplasjet me policinë, analisti: Personat me maska janë pjesëtarë të grupit paramilitar të PD 14 Tetor 2026, 14:2714:27Aktualitet Gurë drejt autoboteve me ujë, policia përgjigjet me gaz lotsjellës: 9 persona të shoqëruar 14 Tetor 2026, 14:2214:22Aktualitet