Situata pranë Kuvendit mbetet dinamike, ndërsa priten zhvillime të tjera gjatë orëve në vijim, në kohën kur deputetët pritet të nisin seancën plenare. Protesta para Kuvendit, 23 Korrik 2026 “O Pallosh, palloshi gjatë, këtu na ke ditë e natë!”, ‘Rama n’burg, Berisha n’burg!’
Më këtë thirrje, siç ishte paralajmëruar, protesta e 54 po mbahet para Kuvendit, ndërsa deputetët pritet të mblidhen në seancë plenare në orën 10:00.
Policia ka marrë masa të shtuara sigurie, duke blinduar zonën përreth Parlamentit. Gardh metalik është vendosur që nga kryqëzimi i “Rrugës së Elbasanit”, ndërsa hyrjet drejt institucionit monitorohen nga forca të shumta policore. Tubimi ka njohur përshkallëzim të situatës, pasi protestuesit kanë qëlluar me vezë dhe domate në drejtim të efektivëve të policisë. Nga ana tjetër, policia është kundërpërgjigjur me ujë dhe gaz lotësjellës, në përpjekje për të shpërndarë turmën dhe për të mbajtur nën kontroll situatën.
Gjatë tensioneve janë raportuar edhe incidente të tjera. Protestuesit kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve pranë kryqëzimit të “Rrugës së Elbasanit”, ndërsa në një moment janë përplasur me efektivët, duke mos lejuar kalimin e automjeteve.Po ashtu, protestuesit kanë hequr gardhin metalik të vendosur para Kuvendit dhe kanë vijuar të hedhin vezë në drejtim të policisë. Në zonë është afruar edhe autoboti me ujë, ndërsa sipas raportimeve paraprake dyshohet se dy efektivë policie kanë mbetur të lënduar dhe janë shoqëruar me ambulancë për të marrë ndihmë mjekësore.
Në oborrin e Kuvendit është dëgjuar edhe një shpërthim, që paraprakisht dyshohet të ketë qenë kapsollë, ndërsa tensionet mes protestuesve dhe forcave të rendit kanë vijuar.Më herët, protestuesit u grumbulluan para Parlamentit me thirrjet “Nuk na përfaqësoni”, ndërsa nuk munguan edhe përplasjet mes qytetarëve dhe policisë pranë gardhit metalik.
Ndërkohë nga mazhoranca ka reaguar deri tani vetëm kreu i grupit të PS, Taulant Balla i cili i etiketoi protestuesit si terroristë që ngrenë dorën ndaj Policisë së Shtetit.
Nga ana tjetër, kryetari i PD-së, Sali Berisha shprehu mbështetje për protestën dhe kërkoi shkrirjen e Parlamentit, po paralelisht zgjodhi hyrjen e mbrojtur nga policia për të hyrë në godinë.
“I vetmi akt i përgjegjshëm i tij është të deklarojë fundin e tij, shkrirjen e tij dhe hapjen e rrugës për zgjidhjen që kërkojnë mbarë rinia dhe qytetarët shqiptarë. Çdo akt tjetër është fund e krye i pavlerë, ndaj dhe ne kërkojmë sot vetëshpalljen, shkrirjen e këtij Parlamenti. Ky është i vetmi vendim i drejtë që Parlamenti mund të marrë sot”, tha Berisha.
Në kuadër të zhvillimeve, edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të shmangin zonat përreth protestës dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjeve në kryeqytet.
Situata pranë Kuvendit mbetet dinamike, ndërsa priten zhvillime të tjera gjatë orëve në vijim, në kohën kur deputetët pritet të nisin seancën plenare. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Protesta jashtë Kuvendit, nis mes kaosit seanca e fundit plenare 23 Korrik 2026, 10:3710:37Aktualitet Deputetët mblidhen në Kuvend, protestuesit nuk tërhiqen: Analfabetë! 23 Korrik 2026, 10:2710:27Aktualitet Përshkallëzohet protesta, dy protestues të lënduar nga përplasja me policinë 23 Korrik 2026, 09:5509:55Aktualitet Tensione para Kuvendit, policia shpërndan protestuesit me ujë me piper dhe gaz lotsjellës; plagosen dy protestues 23 Korrik 2026, 09:3909:39Aktualitet “Fikni makinat”/ Protestuesit bllokojnë rrugën e Elbasanit, tensione me shoferët 23 Korrik 2026, 09:3009:30Aktualitet Protesta para Kuvendit, protestuesit bëjnë gati ‘arsenalin’ me vezë 23 Korrik 2026, 09:2309:23Aktualitet

