Për orë të tëra pati një betejë gurësh, molotovësh e fishekzjarrësh të fuqishme drejt policisë e cila u përgjigj me pompat e ujit e gazlotsjellës. Tirana në gjendje lufte, shihni pamjet çfarë ndodhi dje në ditën e 5 të protestës Dita e pestë e protestave në Tiranë është shoqëruar me përplasje të forta mes protestuesve dhe Policisë, ndërsa janë raportuar të lënduar si mes protestuesve, ashtu edhe efektivëve.
Me mbylljen e protestës, qyteti është në kaos total me institucione që iu vu flaka.
Për orë të tëra pati një betejë gurësh, molotovësh e fishekzjarrësh të fuqishme drejt policisë e cila u përgjigj me pompat e ujit e gazlotsjellës.
Në mbrëmje forca të shumta të Rendit arritën të largojnë nga sheshi turmën e cila u shpërnda nëpër rrugët e qytetit duke djegur çfarë i dilte përpara, mes tyre dhe Bankën e Shqipërisë e Gjykatën e Lartë. Bilanci i të lënduarve, 21 efektivë dhe 12 protestues.
Ndërsa Ambasada amerikane ka bërë një apel për dhunën në protestë.
"Dhuna, trazirat, lëndimi fizik i të tjerëve dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që zgjedhin të demonstrojnë ta ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë në mënyrë paqësore, pa akte të dhunshme. U bëjmë thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe qetësi", thuhet në reagim.
Prej 5 ditësh, protesta e studentëve është përshkallëzuar në dhunë dhe përplasje mes të rinjve dhe policisë. Dita e shtunë ishte edhe më e dhunshmja, ku nuk munguan lëndimet e rënda. Deri tani, dhjetëra persona janë arrestuar. tirana në gjendje lufte Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Alketa Vejsiu mesazh të fortë Ramës: Asnjë kolltuk nuk vlen sa jeta e një shqiptari! 18 Tetor 2026, 07:4807:48Aktualitet Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s: Enver Hoxha, ishte i vetmi kryetar shteti, që nuk mori pjesë në dëgjesën e Hrushovit në OKB në 1960 18 Tetor 2026, 07:4007:40Aktualitet Vranësira dhe ulje temperaturash, zbuloni parashikimin e motit për sot në vend 18 Tetor 2026, 07:2907:29Aktualitet Dosje të shpërndara, dritare të thyera dhe mobilie të djegura; çfarë la pas zjarri në Gjykatën e Lartë 18 Tetor 2026, 07:2107:21Aktualitet Ambasada amerikane reagon për protestat: Dhuna dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar! 17 Tetor 2026, 23:0523:05Aktualitet "Korrupsioni deri në fyt”, Lubonja 'shpërthen' ndaj Ramës: Pse duhet të digjet Shqipëria për tekat e tua? 17 Tetor 2026, 22:1022:10Aktualitet

