Tirana çeli zyrtarisht mbrëmjen e së premtes, edicionin e tretë të “Tirana Grand Prix”. Ky aktivitet do ta kthejë për tre ditë sheshin “Nënë Tereza” në një pikëtakim për apasionuarit e automjeteve historike. Pikërisht në zemër të Tiranës janë mbledhur koleksionistë, pilotë, navigatorë dhe klube automobilistike nga Shqipëria, Kosova dhe vende të tjera të Evropës. LEXO edhe...‘London’, ‘Kosova’ apo ‘M0N3Y’? Targat e personalizuara për herë të parë në ankand online! Për ‘7777’ nis nga 6500 euro Që në ditën e parë të aktivitetit, qindra vizitorë vendas dhe të huaj ndoqën nga afër një garë rregullsie, ku 42 automjete historike sfiduan njëra-tjetrën. “Pra nuk është një garë shpejtësie, por një garë rregullsie ku do të marrin pjesë rreth 42 automjete historike pilotë dhe kopilotë shqiptarë nga rajoni ë nga Kosova dhe nga e gjithë Europa. Qëllim është ngritja e urave të komunikimit, të shkëmbimit të eksperiencave”, thotw Kreshnik Bajraktari, drejtor i DPSHTRR. Pjesë e këtij edicioni janë edhe koleksionistë e klube automobilistike nga Italia, ndërsa aktiviteti është zgjeruar edhe jashtë Tiranës, me vizita në qytete historike si Saranda, Gjirokastra dhe Berati. Ky aktivitet, sipas organizatorëve, nuk synon vetëm promovimin e automjeteve historike, por edhe shkëmbimin e përvojave mes koleksionistëve vendas dhe të huaj si dhe përcjelljen e mesazheve për sigurinë rrugore. Ekspozita dhe garat do të zhvillohen të sheshi Nënë Tereza deri më 4 tetor. Share SI.E./E.H/ReportTv.al tirana grand prix DPSHTRR Tirane makina retro retro Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 69.5% Jo 25.6% Jam i/e dyzyuar 4.9% Vota total: 3698 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?

