Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Tirana fiton derbin e tensionuar, mposht Partizanin me rezultatin 1-3! Festë 'e çmendur' te bardheblutë, Vllaznia gjen fitoren e parë sezonale (VIDEO)


Tirana është fituesja e derbit të parë të sezonit kundër Partizanit. Në Air Albania bardhblutë ia dolën më rezultatin 1-3, teksa fillimisht golit të shpejtë të Redon Xhixhës iu përgjigj Himallari. Në pjesën e dytë Partizani do të humbistë një sërë rastesh për të marrë avantazhin. Aliu goditi shtyllën nga fare pranë, ndërsa Hjulman nuk gjeti kuadratin pranë 5 metërshit. Atë që së bëri Partizani e b

Tirana është fituesja e derbit të parë të sezonit kundër Partizanit. Në Air Albania bardhblutë ia dolën më rezultatin 1-3, teksa fillimisht golit të shpejtë të Redon Xhixhës iu përgjigj Himallari. Në pjesën e dytë Partizani do të humbistë një sërë rastesh për të marrë avantazhin. Aliu goditi shtyllën nga fare pranë, ndërsa Hjulman nuk gjeti kuadratin pranë 5 metërshit. Atë që së bëri Partizani e bëri Tirana. Bardhëeblutë e Klafuric rimorën epërsinë me Alievskin, ndërsa më pas vulosën rezultatin përfundimtar me Tomas Kis. Fitorja e ngjiti Tiranën në vendin e katërt me 8 pikë, ndërsa Partizani zbriti në vendet e fundit. Të kuqtë pas 6 javësh kampionat kanë vetëm 4 pikë, 1 më shumë se Skënderbeu që mbyll klasifikimin. LEXO edhe...Sherr edhe në hyrje të stadiumit 'Air Albania', tifozët përplasen me policinë para derbit Partizani-Tirana Për t’u theksuar që derbi nisi shumë më herët se para që skuadrat të zbrisnin në fushë. Tifozëritë e dy ekipeve u përplasën në një rrugë fare pranë Air Albania-s, ndërsa hodhën flakadanë mes tyre. Momentet e tension nuk mbaruan me kaq. Pak para se të niste sfida tifozët ultras të Partizanit u përplasën me policinë, ndërsa disa prej tyre u shoqëruan. Në javën e 6 të Superligës për t’u theksuar ishte edhe fitorja e parë sezonale e Vllaznisë. Shkodranët në ndeshjen debutuese të trajnerit Csaba Laszlo mposhtën 1-0 Dinamon, duke ndërprerë krizën e fillim sezonit. Më herët Egnatia që është në ndjekje të Teutës kryesuese fitoi 0-2 kundër Laçit. Renditja e Superligës pas javës së 6 të kampionatit Ora 21:34 Në javën e kaosit, Vllaznia mposht Dinamon dhe merr 3 pikët e para të sezonit! Debutim perfekt për trajnerin Laszlo Në javën e 6 të Superligës për t’u theksuar ishte edhe fitorja e parë sezonale e Vllaznisë. Shkodranët në ndeshjen debutuese të trajnerit Csaba Laszlo mposhtën 1-0 Dinamon, duke ndërprerë krizën e fillim sezonit.Golin e vetëm të sfidës e realizoi Murataj në minutën e 31, duke mposhtur Olsi Teqjan me një goditje spektakolare.Për t’u theksuar që fitorja e Vllaznisë erdhi pas një javë shumë të trazuar. Të enjten futbollistët refuzuan të stërviten për shkak të pagave të prapambetura, ndërsa pati ndryshime edhe te rolet drejtuese. Gjithsesi duket se u desh kjo rrëmujë që të vinte fitorja e parë e shkodranëve pa i hequr meritat trajnerit Laszlo. Share R.Xh/Ne.k./ReportTv.al FLAKADAN Air Albania derbi partizani-Tirana partizani Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 59.2% Jo 34.4% Nuk e di 6.3% Vota total: 6041 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?