Lajme Zone
PolitikëABC News Albania

Tirana, Brukseli dhe Moska/ Nura: Shqipëria ka kryer detyrat me korrektësi. Influencat ruse, dinamike dhe të pandryshueshme


Forumi i Zgjerimit të BE “Europë më e gjerë, Europë më e fortë”, vlerësoi me notën 10, rrugëtimin europian të Shqipërisë.

Forumi i Zgjerimit të BE “Europë më e gjerë, Europë më e fortë”, vlerësoi me notën 10, rrugëtimin europian të Shqipërisë.

Në fjalën e saj hapëse, Presidentja e KE, Ursula Von Der Leyen foli për një moment të ri në zgjerimin e BE, dhe Shqipëria sipas saj është pretendente për shkak të punës së saj impresionuese.

Ndërsa Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, foli për sulmet që kanë vendet kandidate për tu anëtarësuar në BE, por siguroi se asnjë kërcënim i jashtëm nuk ka për ta ndalur zgjerimin e ri. Analisti Artur Nura thotë se Shqipëria është vlerësuar me notë maksimale nga Brukseli dhe se detyrat janë kryer me korrektësi.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Nura u shpreh se për shkak të influencave ruse, Brukseli po dërgon mesazhe për të gjithë aktorët politikë.

“Duhet ta lexojmë në dy këndvështrime të ndryshme, por që kanë lidhje me njëra-tjetrën. E para, është puna për te plotësuar kushtet teknike, e dyta ka një moment të rëndësishëm gjeopolitik. Janë kryer detyrat e shtëpisë në mënyrë maksimale. Pjesa tjetër, është problem gjepolitik, është mesazh që vijnë drejtpërdrejt për qeverinë. Duhet të hiqet veto. Veto është vënë nga Greqia për Shqipërinë, nga Bullgaria për Maqedoninë e Veriut. Ka problematika që vijnë nga veto. Duke parë dinamikën gjeopolitike, duket se Brukseli po çon mesazhe zyrtare dhe jozyrtare. Ne duam që Ballkani Perëndimor të jetë në Europë dhe jo në influencën e Rusisë. Interesat ruse janë dinamike dhe të pandryshueshme. Këtu përgjegjësitë janë politike. Mesazhi vjen për të gjithë aktorët politikë.

Kemi një organizëm europian që e do Shqipërinë dhe Malin e Zi, dhe gjithë Ballkanin Perëndimor. Kosova është shumë pas. Duhet edhe atje reflektim. Ne kemi reflektim të vendosur. Von der Leyen dhe Kos kanë folur në mënyrën më të qartë të mundshme. Ideologu i Vladimir Putin i bëri ftesë shqiptarëve të Kosovës, Shqipërisë dhe Serbisë, Europa është në vjeshtë dhe largohuni para se të vijë dimri. Ky është mesazh i drejtpërdrejtë. Rusët kanë ardhur dhe momenti është që ne të bëjmë zgjedhjen e duhur me përgjegjësi qytetare dhe politike”, theksoi ai./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet Artur Nurabeshqiperi