Çdo mëngjes, tingulli i kambanës zgjon fshatin e Lurës. Pas saj, nuk qëndron një prift, por një besimtar mysliman. Çdo ditë Luan Doçi lë shtëpinë dhe merr rrugën drejt qendrës së Lurës. 38-vjeçari është i pari që hap dyert e kishës së Shën Mërisë, e mirëmban atë dhe i bie kambanës duke thirrur në lutje besimtarët katolikë. LEXO EDHE:Tre vatra zjarri në fshatin Kujtim të Bashkisë Klos, dyshohen të qëllimshme (VIDEO) Për të, besimi nuk është një kufi që ndan njerëzit, por një vlerë që i bashkon. “Këtu kanë punuar djem myslimanë, kanë ikur në Angli kush ka punuar këtu. Na ndihmonte Zoti, pa u vrarë as gishti i vogël, kanë ikur në Angli ata djemtë myslimanë”, thotë ai. Kisha mbart një pjesë të rëndësishme të historisë së fshatit Lurë, e si të tillë, Luani thotë se do ta ruante si çdo objekt tjetër të shenjtë. “Edhe myslimanët vijnë e luten këtu, edhe katolikët, këtu është kishë shumë e fortë, motër me kishën e Laçit. Ma ka bërë Zoti mbarë, edhe te familja më kanë shkuar punët mirë, më ka ndihmuar Zoti që i kam bërë hyzmet kësaj”, shprehet 38-vjeçari. Për të Kisha e Sh’Mrisë siç e cilësojnë banorët është kishë e fortë, ndaj së cilës besimi është përtej fesë e që sipas Luanit ka dëshmuar se lutjet në të u pranohen të gjithëve. Përkushtimi i tij si besimtar mysliman, ndaj kishës, ka mahnitur edhe të huajt, siç vetë 38-vjeçari tregon. “Thonë je mysliman, them e bëj me qejf, sa mundësi të kem do ta mbaj”, thotë Luani. Kjo nuk e ka penguar Luan Doçin të ndjekë dhe ritet fetare të besimit të tij. “Thonë e ka bërë me rrogë, jo, s’marr rrogë, për sevap të Zotit”, shpjegon ai. Për të shërbesa është veç vijim i rrugës së të parëve, siç gjithnjë e ka pasur zakon shqiptari. “Nuk ndahen shqiptarët për fe, të gjithë bashkë janë”, përfn 38-vjeçari. Historia që vjen nga Lura është një copëz e realitetit shqiptar ku bashkëjetesa fetare ka qenë gjithnjë virtyt i shqiptarëve jo vetëm tani, por ndër shekuj. Pikërisht kjo kambanë që një mysliman i bie çdo ditë, është zëri më i bukur i bashkëjetesës fetare në Shqipëri. P.J/Shqiptarja.com TAG: luan doci lure Diber Kisha e Shën Mërisë Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
23 Gusht, 08:55
Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 63.2% Keq 29.2% Nuk e di 7.6% Vota total: 684 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 23 Gusht, 08:55 Si po menaxhohet situata me zjarret?
