Lajme Zone
Tifozët zviceranë brohorasin emrin e kapitenit në sfidën kundër Maqedonisë së Veriut
SportJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Tifozët zviceranë brohorasin emrin e kapitenit në sfidën kundër Maqedonisë së Veriut

Zvicra triumfoi me rezultatin 3-0 ndaj Maqedonisë së Veriut në Shkup, por vëmendja nuk ishte vetëm te fitorja. Në fushë mungoi kapiteni Granit Xhaka, ndërsa prania e tij u ndje përmes mbështetjes që mori nga tifozët zviceranë.

Xhaka pritet të mungojë të paktën në tri ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve, në një periudhë kur ndaj tij po zhvillohet një hetim në Zvicër lidhur me një çështje të vaksinimit kundër COVID-19.

Sipas akuzës, mesfushori dyshohet se ka siguruar një vërtetim vaksinimi pa e kryer vaksinën. Xhaka ka dhënë versionin e tij për ngjarjen dhe ka kërkuar falje, ndërsa mjekja e përfshirë në çështje e ka kundërshtuar këtë version, duke deklaruar se e ka vaksinuar personalisht futbollistin dhe se dokumenti është i rregullt.

Në pritje të përfundimit të hetimeve, Xhaka dhe përfaqësuesit e Federatës Zvicerane kanë vendosur që ai të mos grumbullohet për këto ndeshje, me synimin për të shmangur shpërqendrimet rreth ekipit.

Megjithatë, mungesa e kapitenit është ndjerë edhe në fushë. Gazeta zvicerane “Blick” e ka vënë në dukje rëndësinë e Xhakës për skuadrën, ndërsa mesfushori Remo Freuler u shpreh: “Nuk kemi nevojë të flasim për Granitin. Ai është i pazëvendësueshëm. Shpresojmë që Graniti të kthehet shpejt dhe gjërat të rregullohen.” Mbështetja për kapitenin nuk mungoi as nga tribunat. Tifozët zviceranë brohoritën disa herë emrin “Granit Xhaka”, ndërsa në stadium u shfaq edhe një banderolë me mesazhin:

“Liri për Xhakën”.