Lajme Zone
Thuren lavde për UÇK-në para nisjes së “Marshit për Liri”
PolitikëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Thuren lavde për UÇK-në para nisjes së “Marshit për Liri”

Pak para nisjes së “Marshit për Liri” në Prishtinë, qytetarë dhe mbështetës të UÇK-së kanë përcjellë mesazhe në nderim të luftës për çlirimin e Kosovës. “Amanet na i la i pari, komandant Adem Jashari”, është një prej thirrjeve të dëgjuara para nisjes së aktivitetit, ndërsa në shesh janë shprehur vlerësime dhe lavde për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe figurat e saj.

Sot, në orën 14:00, në sheshin “Skënderbej” në Prishtinë mbahet “Marshi për Liri”, i organizuar nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Katër ish-krerët e UÇK-së ndodhen në Hagë që prej nëntorit 2020 dhe më 16 shtator pritet të mësojnë vendimin e Gjykatës Speciale. Në shesh janë vendosur edhe posterë me fotografitë e tyre dhe mesazhin “Kosova po pret”, ndërsa në aktivitet pritet të marrë pjesë edhe Taulant Balla.

Mbështetja pritet të vijojë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa më 15 dhe 16 shtator është paralajmëruar “Nata e Pritjes” në Hagë, ku rreth 50 veteranë kanë njoftuar se do të udhëtojnë për të qenë pranë ish-krerëve të UÇK-së. Procesi gjyqësor ndaj tyre ka nisur në prill 2023, ndërsa mbrojtja ka mohuar akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe ka kërkuar shpalljen e tyre të pafajshëm.