Profesori Bledar Kurti komentoi në Real Story deklaratat e disa të rinjve për protestën e 28 Nëntorit, ku është paralajmëruar se “Tirana do të digjet”, duke theksuar se askush nuk duhet të pajtohet me terrorin.
Ai u shpreh se protestat e dhunshme dëmtojnë Shqipërinë dhe të ardhmen e të rinjve, ndërsa kritikoi mungesën e ideve të reja në atë që ofrojnë grupimet e përfshira.
“Në lidhje me datën 28 Nëntor, në media disa të rinj janë shprehur se Tirana do të digjet. Këtu nuk duhet të pajtohet askush me fjalën terror. Të gjithë duhet të pastrojnë këmbët dhe duart nga koncepti i dhunës. Protestat e dhunshme dëmtojnë Shqipërinë dhe të ardhmen e këtyre të rinjve. Kjo shkon përtej rinisë dhe atyre që janë studentë. Mosha biologjike nuk thotë asgjë për askënd, idetë e reja e bëjnë rininë të jetë rini. Idetë e reja janë argument. Ne nuk kemi parë ide të reja në atë që ofrohet. U ka shpëtuar pak situata dhe mozaiku dhe ka lidhje edhe me Tiranën. Disa grupime janë këmbë e duar.
Në vitin 2020, Internacionalja Progresive ka bërë apel për një parti kundër kapitalizmit. SHBA shpalli ANTIFA organizatë terroriste.” Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitetReal Story

