Lajme Zone
Thirrjet për dhunë gjatë protestave, 17 persona nën hetim! Njëri kërkonte para në 'GoFundMe', një tjetër ofronte shpërblime për sulme ndaj deputetëve dhe ministrave
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Thirrjet për dhunë gjatë protestave, 17 persona nën hetim! Njëri kërkonte para në 'GoFundMe', një tjetër ofronte shpërblime për sulme ndaj deputetëve dhe ministrave

Policia po heton 17 persona, mes tyre edhe Gent Prognin të dyshuar për vepra të ndryshme penale të lidhura kryesisht me postimet në rrjetet sociale gjatë protestave të javëve të fundit. Mes rasteve është edhe një 34-vjeçar që dyshohet se mblidhte fonde duke pretenduar se i rrezikohej jeta, ndërsa një 51-vjeçar akuzohet se ofronte para për veprime të dhunshme ndaj deputetëve dhe ministrave.

Thirrje për dhunë gjatë protestave, oferta parash për sulme ndaj deputetëve dhe ministrave, publikim i të dhënave personale të policëve dhe përdorim i një simboli nazist në një banderolë. Këto janë disa nga rastet për të cilat policia ka referuar materialet në prokurori për 17 persona, pas postimeve dhe veprimeve të evidentuara gjatë protestave të javëve të fundit. Një prej personave të proceduar është A. K., 34 vjeç, i dyshuar se ka bërë thirrje për veprime të dhunshme përmes Instagramit. Sipas policisë, ai dyshohet gjithashtu se ka hapur një llogari në platformën “GoFundMe”, ku kërkonte fonde duke mashtruar qytetarët me pretendimin se i rrezikohej jeta. LEXO edhe...Kërcënoi se do vendoste bomba në 3 godinat e një biznesi në Tiranë, Antiterrori ndalon 33-vjeçarin! Mesazhin e dërgoi në Facebook (EMRI) Gjatë kontrollit, 34-vjeçarit iu gjet edhe një dokument identifikimi si gazetar, të cilin, sipas policisë, e përdorte për t'iu shmangur kufizimeve dhe shoqërimit nga efektivët. Dokumenti u sekuestrua si provë materiale. Një tjetër rast është ai i E. N., 51 vjeç, banues në Shëngjin, i cili dyshohet se ka publikuar video në rrjetet sociale ku ofronte shuma parash për kryerjen e veprimeve të dhunshme ndaj deputetëve të Kuvendit dhe anëtarëve të qeverisë. Ai është proceduar për “Thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “Thirrja për urrejtje nacionale”. Ndërkohë, G. P., 37 vjeç, dyshohet se ka publikuar në mënyrë të përsëritur të dhëna personale, fotografi dhe video të punonjësve të Policisë së Shtetit, të shoqëruara me komente fyese dhe akuzuese. Sipas policisë, publikimet kanë ekspozuar identitetin e efektivëve të angazhuar gjatë protestave, duke krijuar rrezik për sigurinë e tyre dhe të familjarëve. Në llogarinë e administruar prej tij janë konstatuar edhe paralajmërime me karakter kërcënues ndaj institucioneve shtetërore. Ai dyshohet për veprat penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private” dhe “Përndjekja”. Për thirrje publike për veprime të dhunshme dhe nxitje të urrejtjes është proceduar edhe A. G., 56 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa A. A., 50 vjeç, po hetohet për publikimin në Facebook të një shkrimi që policia e cilëson me përmbajtje antikushtetuese. Në një tjetër rast, O. M., 20 vjeç, banues në Tiranë, është proceduar pasi gjatë një proteste ka vendosur në fasadën kryesore të Universitetit Politeknik një banderolë me simbol nazist. Ai dyshohet për organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme, si dhe shpërndarje të shkrimeve antikushtetuese. Policia ka referuar gjithashtu materialet për 11 persona të tjerë, të moshave nga 18 deri në 46 vjeç, të dyshuar se kanë bërë thirrje për veprime të dhunshme përmes mesazheve, shkrimeve dhe komenteve në platforma të ndryshme online. Përveç këtyre rasteve, janë referuar në prokurori edhe 8 llogari në rrjetet sociale, përmes të cilave dyshohet se janë shpërndarë thirrje për dhunë gjatë protestave. Njëra prej tyre, në Instagram, po hetohet edhe për përhapje të informacioneve të rreme që ngjallin panik. Njoftimi i plotë i Policisë U referuan materialet në prokurori për shtetasit: -A. K., 34 vjeç, për veprën penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme”, pasi në Instagram, ka bërë thirrje për kryerjen e veprime të dhunshme, gjatë protestave të javëve të fundit. Gjithashtu, dyshohet se ky shtetas, duke mashtruar qytetarët se i rrezikohej jeta, ka hapur një llogari në “GoFundMe”, për të mbledhur fonde. Gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjet një dokument (bexh) me të cilin prezantohej si gazetar, për t’iu shmangur kufizimeve dhe shoqërimit nga Policia. Dokumenti u sekuestrua me cilësinë e provës materiale; -E. N., 51 vjeç, banues në Shëngjin, për veprat penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “Thirrja për urrejtje nacionale”, pasi ka postuar video në rrjete sociale, nëpërmjet të cilave ka ofruar shuma parash për kryerjen e veprime të dhunshme ndaj përfaqësuesve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave; -G. P., 37 vjeç, për veprat penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private” dhe “Përndjekja”, pasi ka publikuar në mënyrë të përsëritur, të dhëna personale, fotografi dhe video të punonjësve të Policisë së Shtetit, me komente fyese, denigruese dhe akuzuese. Këto publikime, të realizuara kryesisht në kontekstin e protestave të javëve të fundit dhe që ekspozojnë përpara protestuesve, identitetin e punonjësve të Policisë të angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, krijojnë rrezik për jetën e punonjësve të Policisë, për sigurinë e tyre dhe të familjarëve të tyre, si dhe nxitin veprime intimidimi, kërcënimi dhe/ose dhune. Gjithashtu, në llogarinë që administron 37-vjeçari janë evidentuar postime me paralajmërime me karakter kërcënues ndaj institucioneve shtetërore, si dhe thirrje për identifikimin e shtetasve të tjerë, të cilat kanë rritur shqetësimin për pasojat që mund të sjellë shpërndarja e këtyre informacioneve në rrjete sociale; -A. G., 56 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “Nxitja e urrejtjeve dhe e grindjeve”, pasi ka postuar fotografi dhe shkrime nëpërmjet të cilave ka bërë thirrje për veprime të dhunshme gjatë protestave të javëve të fundit; -A. A., 50 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shpërndarja e shkrimeve antikushtetuese” dhe “Thirrjet publike për veprime të dhunshme”, pasi në llogarinë e tij në Facebook, ka postuar një shkrim me përmbajtje antikushtetuese; -O. M., 20 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Organizimi dhe pjesëmarja në grumbullime e manifestime të paligjshme" dhe "Shpërndarja e shkrimeve antikushtetuese", pasi gjatë një proteste, ka vendosur në fasadën kryesore të Universitetit Politeknik, një banderolë që përmbante simbol nazist; -A. L., 39 vjeç, R. R., 28 vjeç, L. Xh., 24 vjeç, E. B., 36 vjeç, O. Rr., 46 vjeç, D. A., 39 vjeçe, E. Q., 22 vjeç, D. K., 26 vjeçe, A. B., 42 vjeç, M. Ç., 18 vjeç dhe A. Ll., 24 vjeçe, për veprën penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme”, pasi në llogari të tyre në platforma të ndryshme për komunikim online, nëpërmjet shkrimeve, mesazheve dhe/ose komenteve, kanë bërë thirrje për kryerje të veprimeve të dhunshme gjatë tubimeve të javëve të fundit. Gjithashtu u referuan materialet në prokurori, për 7 llogari në platforma të ndryshme për komunikim online, për veprën penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme”, pasi në to, janë publikuar shkrime, mesazhe dhe/ose komente me thirrje për kryerje të veprimeve të dhunshme gjatë protestave të javëve të fundit; -u referuan materialet në Prokurori, për 1 llogari në rrjetin social “Instagram”, për veprat penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “Përhapja e informacioneve të rreme që ngjallin panik”, pasi në të, janë postuar thirrje për kryerje të veprimeve të dhunshme gjatë tubimeve të javëve të fundit. Punohet për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të administratorëve të këtyre llogarive dhe shtetasve të tjerë të lidhur me to. Materialet procedurale iu referuan prokurorive kompetente, për veprime të mëtejshme. U.D/ReportTv.al protestat kunder qeverise Tirane Gent Progni Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 73.9% Jo 23% Nuk e di 3.1% Vota total: 3922 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?