Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka komentuar thirrjet e protestuesve “Rama në burg” dhe “Berisha në burg”, të dëgjuara gjatë protestave në Tiranë. I ftuar në studion e News24, Shehaj u shpreh se kërkesa e studentëve shkon përtej largimit të kryeministrit Edi Rama, duke përfshirë të gjithë klasën politike që ka qenë në pushtet gjatë 35 viteve të fundit. “Studentët duan largimin e klasës së vjetër politike. Nuk duan vetëm largimin e Ramës, por largimin e të gjithë atyre që kanë qenë 35 vjet në pushtet”, deklaroi Shehaj. I pyetur për thirrjet kundër Ramës dhe kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, Shehaj tha se e ka të vështirë ta kuptojë personalisht mbështetjen për politikanë që kanë qenë për një kohë kaq të gjatë në politikë. “Është Rama në burg apo Berisha në burg? Më pyet nëse kanë të drejtë apo jo? Por unë personalisht e kam të vështirë ta kuptoj, sepse unë personalisht nuk do të votoja kurrë për dikë që ka 35 vjet në politikë. Është parimore”, u shpreh ai. Sipas Shehajt, politikanët që kanë qenë në pushtet për dekada duhet të mbajnë përgjegjësi politike për atë që ka ndodhur në vend.
“Duhet të kesh të paktën përgjegjësi politike për atë që ka ndodhur”, përfi kreu i Partisë Mundësia. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta
