Lajme Zone
Thirrje për ekzekutimin e Rexhep Selimit, reagon bashkëshortja e tij: Prokuroria të veprojë menjëherë
PolitikëTelegrafi

Thirrje për ekzekutimin e Rexhep Selimit, reagon bashkëshortja e tij: Prokuroria të veprojë menjëherë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Shqipe Mehmeti-Selimi, ka reaguar pas publikimit të një komenti në rrjetet sociale, në të cilin, siç ka thënë ajo, bëhet thirrje e drejtpërdrejtë për ekzekutimin e bashkëshortit të saj, Rexhep Selimit.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Shqipe Mehmeti-Selimi, ka reaguar pas publikimit të një komenti në rrjetet sociale, në të cilin, siç ka thënë ajo, bëhet thirrje e drejtpërdrejtë për ekzekutimin e bashkëshortit të saj, Rexhep Selimit.Mehmeti-Selimi ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit që ta trajtojë rastin dhe të ndërmarrë veprimet e nevojshme për identifikimin e personit që qëndron pas komentit. Ajo ka thënë se një thirrje e tillë nuk duhet të kalojë pa u trajtuar nga institucionet përgjegjëse.“Sot, përmes raportimeve në mediat e shkruara, u njoftova për një koment publik në rrjetet sociale, në të cilin bëhet thirrje e drejtpërdrejtë për ekzekutimin e bashkëshortit tim, Rexhep Selimit”, ka shkruar Mehmeti-Selimi.Ajo e ka cilësuar rastin si “jashtëzakonisht serioz”, duke theksuar se mospajtimet politike apo bindjet personale nuk mund të përdoren si justifikim për thirrje publike për vrasjen e një personi.Thirrje për vrasjen e Rexhep Selimit në komentet e një postimi në Facebook“Liria e shprehjes nuk mund të përdoret si mbulesë për nxitjen e dhunës”, ka deklaruar ajo.Deputetja i ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit që, brenda kompetencave të saj, të hetojë rastin, të identifikojë personin që qëndron pas komentit dhe të vlerësojë nëse ka përgjegjësi penale.“Nuk kërkoj asgjë më shumë dhe asgjë më pak sesa zbatimin e ligjit dhe trajtimin me seriozitetin e duhur të një thirrjeje publike për marrjen e jetës së një njeriu”, ka shkruar ajo.Në reagimin e saj, Mehmeti-Selimi ka thënë se heshtja dhe normalizimi i një gjuhe të tillë janë të papranueshme dhe se institucionet e drejtësisë duhet të sigurojnë që raste të tilla të trajtohen në përputhje me ligjin.Rexhep Selimi, ish-pjesëtar dhe një nga drejtuesit e UÇK-së, është dënuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë në shkallën e parë me 13 vjet burgim./Telegrafi.