Lajme Zone
“Thirrja për rrjetin MIA u mbyll me një sukses absolut”, Rama: Plot 245 aplikime nga ekselentë të sapodiplomuar
PolitikëABC News Albania

“Thirrja për rrjetin MIA u mbyll me një sukses absolut”, Rama: Plot 245 aplikime nga ekselentë të sapodiplomuar

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas mbylljes së thirrjes për Rrjetin MIA, duke bërë me dije se janë regjistruar 245 aplikime nga të sapodiplomuar, gazetarë, informaticienë, organizata mediatike dhe studio dizajni.

Më tej, Rama theksoi se aplikantët kanë propozuar ide për thjeshtimin e gjuhës së shtetit, përmirësimin e informacionit për qytetarët dhe përdorimin e inteligjencës artificiale në komunikim.

Përballë akuzave se MIA është një “agjenci propagande e regjimit”, Rama ngriti pyetjen se si shpjegohet interesi i lartë për të punuar me këtë strukturë. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. “Thirrja për Rrjetin MIA u mbyll me një sukses absolut: Plot 245 aplikime nga ekselentë të sapodiplomuar, gazetarë, informaticienë, organizata mediatike, studio dizajni grafik, dhe të tjerë akoma. Kanë ardhur ide për ta bërë më të thjeshtë gjuhën e shtetit, më të kuptueshëm informacionin për qytetarët, më sistematike videot informatike, më prezente inteligjencën artificiale dhe më kreativ në formate rrjetin MIA. Dhe këtu lind pyetja e madhe: Si ka mundësi gjithë kjo dëshirë për të punuar me “agjencinë e propagandës së regjimit”? Ose “regjimi” e ka harruar fare zanatin e terrorit, ose propaganda e regjimit ka dështuar ose pastaj përralla e “regjimit” nuk bind më as ata që e tregojnë çdo ditë“, shkruan Rama. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet