Lajme Zone
Theu me grushta xhamat e një autobusi pas konfliktit me drejtuesin e tij, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Theu me grushta xhamat e një autobusi pas konfliktit me drejtuesin e tij, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Policia e Shtetit ka reaguar këtë të premte lidhur me një video të publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një person duke thyer xhamat e një autobusi në Tiranë.

Policia e Shtetit ka reaguar këtë të premte lidhur me një video të publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një person duke thyer xhamat e një autobusi në Tiranë. Sipas informacioneve, 33-vjeçari, autori i ngjarjes, është arrestuar për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”, disa orë më pas ngjarjes. Ngjarja ka ndodhur gjatë pasdites së djeshme në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ku dyshohet për një konflikt verbal midis 33-vjeçarit dhe drejtuesit të autobusit. Sipas videos së publikuar në rrjetet sociale, i riu është shfaqur fillimisht duke bërtitur ndaj drejtuesit të mjetit dhe më pas ka thyer xhamin e parmë të autobusit dhe xhamin e derës së tij. Njoftimi i policisë: Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një shtetas duke thyer xhamat e një autobusi, bëjmë me dije se: Menjëherë pas marrjes së njoftimit, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kryen veprimet hetimore dhe procedurale për rastin dhe në përfundim të tyre arrestuan në flagrancë shtetasin Ç. K., 33 vjeç, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Ky shtetas dyshohet se gjatë pasdites së djeshme, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, pas një konflikti verbal për motive të dobëta me drejtuesin e një autobusi, e ka fyer atë, ka bërtitur dhe më pas ka thyer me grushte, xhamin e parmë të autobusit dhe xhamin e derës së tij. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.