Lajme Zone
SportShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Theu 'arrestin në shtëpi', arrestohet Denis Meçe! I dyshuari për vrasjen e Egli Progës u kap 300 metra larg banesës (VIDEO)


Ai është konstatuar rreth 300 metra larg banesës, teksa po kthehej në shtëpi, në kundërshtim me masën e vendosur nga gjykata.

Denis Meçe është arrestuar nga Policia e Pogradecit, teksa ishte duke u kthyer në banesën e tij. Sipas raportimeve Meçe ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata e Korçës për vrasjen e Egli Progës. Ai është konstatuar rreth 300 metra larg banesës, teksa po kthehej në shtëpi, në kundërshtim me masën e vendosur nga gjykata. LEXO EDHE:Përplaset me makinën në Pogradec, humb jetën motoçiklisti (EMRI+VIDEO) Meçe është një nga të pandehurit në procesin gjyqësor për vrasjen e Egli Progës, ku ndodhej nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, së bashku me të pandehurin tjetër Leonidha Guçe. Pas vrasjes së Progës, Meçe ishte në paraburgim, por për shkak të skadimit të afateve të paraburgimit, pasi Prokuroria ende s'kishte mbyllur hetimet, ai u la nga gjykata në 'arrest shtëpie'. Pak ditë më parë, Gjykata e Korçës ka rrëzuar kërkesën e Denis Meçes dhe Leonidha Guçes për gjykim të shkurtuar, lidhur me vrasjen e Egli Progës. Dy të akuzuarit mbeten në masën e sigurisë "arrest në shtëpi", ndërsa tre të tjerët, Arjan Manellari, Voltan Shkulaku dhe Andi Shkulaku, me "detyrim paraqitje" për moskallëzim krimi. Si ndodhi vrasja e Egli Progës? Denis Meçe, nipi i Valter Gorës, ish-drejtorit të Postës Shqiptare, i kërkoi disa herë Progës që t’i dridhte një cigare dhe pasi ky i fundit ia bëri gati i tha të shkojë ta marrë, por Meçe u fut në lokal dhe debatuan. Aty është qëlluar nga Leonidha Guçe dhe pasi ka dalë jashtë, Denis Meçe e goditi me grusht Progën, koka e të cilit u përplas me një makinë të parkuar dhe në asfalt. Disa minuta më vonë mbërriti ambulanca, dhe pasi u transportua në spital, u konfirmua i vdekur. Ekspertiza e mjekësisë-ligjore nxori si shkak të vdekjes hemorragjinë në cipën e trurit dhe hemorragjinë në indin trunor. Vrasja e 42-vjeçarit Egli Proga, babai i dy fëmijëve, dhe mënyra se si policia trajtoi ngjarjen irritoi opinionin publik. Qytetarët u ngritën në protesta dhe me qirinj e fotot e Eglit në duar, kërkonin drejtësi. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë A.C Shqiptarja.com TAG: vrasja e egli proges denis mece pogradec Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

26 Tetor, 10:21

Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 74.3% Jo 22.6% Nuk e di 3.1% Vota total: 3449 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Tetor, 10:21 Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?