Luan Omari, një prej themeluesve të Akademisë së Shkencave, është ndarë nga jeta në moshën 101-vjeçare. Omari lindi më 10 qershor 1925 në Tiranë, në një familje me tradita të forta kulturore dhe arsimore. Arsimin e hershëm e kreu në Bari të Italisë, ndërsa diplomën e maturës e mori në gjimnazin italian të Tiranës. Studimet e larta për drejtësi i vijoi në Beograd dhe Sofje, ku u diplomua për shkencat juridike, duke u bërë një nga juristët më të përgatitur të brezit të tij. LEXO edhe...Ndahet nga jeta akademik Emin Riza, studiuesi që ia kushtoi jetën trashëgimisë kulturore shqiptare Ai është i pari akademik shqiptar që ka kaluar një shekull jetë. Karriera e tij është e lidhur ngushtë me zhvillimin e arsimit të lartë dhe institucioneve akademike në vend. Ka qenë docent i së drejtës publike në Institutin e Lartë Juridik, dekan i Fakultetit Juridik në Universitetin e Tiranës për gati dy dekada, profesor i së drejtës kushtetuese, sekretar shkencor dhe më pas zëvendëskryetar i Akademisë së Shkencave. Përtej kufijve të Shqipërisë, ai ka përfaqësuar vendin në Komisionin e Venecias pranë Këshillit të Evropës, duke sjellë perspektivën shqiptare në debatet europiane mbi demokracinë dhe të drejtën kushtetuese. Gjatë jetës së tij, akademike Omari ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e së drejtës kushtetuese dhe shkencave juridike, duke u bërë një figurë e spikatur e mendimit akademik shqiptar dhe europian. Meritat e tij nuk kufizohen vetëm në drejtimin institucional. Ai është autor i dhjetëra studimeve dhe monografive mbi të drejtën kushtetuese dhe sistemin juridik shqiptar, ka qenë një nga hartuesit e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë pas viteve ’90, duke vendosur bazat e shtetit demokratik, dhe ka formuar breza të tërë juristësh e akademikësh që sot mbajnë përgjegjësi të larta në jetën juridike dhe akademike të vendit. Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm, Akademia e Shkencave e ka nderuar me Çmimin e Karrierës Akademike në vitin 2016, ndërsa në vitin 2020 Presidenti i Republikës e ka dekoruar me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, si shenjë mirënjohjeje për meritat e tij të veçanta në fushën e së drejtës dhe për rolin e tij si themelues i institucioneve të dijes në Shqipëri. Me mbi gjashtë dekada kontribut shkencor, akademiku Omari mbetet një përfaqësues i denjë i botës akademike shqiptare, europiane dhe rajonale, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e mendimit juridik dhe kulturës sonë kombëtare. Ora 21:27 Ndarja nga jeta e Luan Omarit, Braçe: Kushtetuta humbi një nga themeluesit e saj, do ketë përjetë mendimin e tij në themele! Deputeti Erion Braçe ka reaguar për ndarjen nga jeta të profesor Luan Omarit, një prej themeluesve të Akademisë së Shkencave, i cili u shua në moshën 101-vjeçare.Përmes një mesazhi në rrjete sociale Braçe vlerëson kontributin e profesor Omarit për Shqipërinë, Republikën dhe drejtësinë, duke e cilësuar atë si një nga njerëzit e mëdhenj të vendit.Deputeti thekson se Kushtetuta shqiptare humbi një prej themeluesve dhe mbrojtësve të saj, ndërsa trashëgimia e tij do të mbetet pjesë e rëndësishme e drejtësisë kushtetuese dhe sociale.Regimi i Erion Braçe:Profesor Luan Omari është një nga të mirët e mëdhenj në këtë vend; i ditur dhe i paqtë!U shua sot; 101 vjeç luftë, dije, kontribut për Republikën, Shqipërinë, drejtësinë!Kushtetuta jonë, humbi sot një nga themeluesit e saj, mbrojtësit besnikë;Drejtësia kushtetuese e sociale, do ketë përjetë mendimin e tij në themele!Pafund mirënjohës për luftën, punën, dijen e një jete! Share P.J/A.C/ReportTv.al Luan Omari akademia e shkencave Komento Komente Ngushéllime: 29/10/2026 20:20 Ngushéllime Përgjigju Shqipëtari: 29/10/2026 19:28 U preftë në paqe .Qoftë e xhenetit.Ngushëllime të afërmëve. Përgjigju ana: 29/10/2026 18:40 Qofte i xhenetit...A..eshte ky djali i bahri omarit ..kunati i ENVER HOXHES ...BURRI I MOTRES TE ENVERIT..QE ENVERI E VRAU APO JO...NE 1946.. Përgjigju Nik: 29/10/2026 18:29 Ngushëllime familjes se tij. Veç na i kurseni këto budallalëqet "Themeloi Akademinë e Shkencave"!!!
I ndjeri ka "merita" për ndryshimet kushtetutese të Diktaurës së Proletariatit nga vitet 70, që u bë më zi nga ç'ishte!!! Përgjigju Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50.8% Jo 37.7% Nuk e di 11.5% Vota total: 122 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?

