Përplasjet mes organizatorëve të 'Revolucionit Flamingo' po thellohen nga dita në ditë, ndërsa debatet për mënyrën e organizimit dhe krijimin e Kuvendit Kombëtar Qytetar tashmë kanë kaluar në akuza publike për presione dhe kërcënime. Arilda Lleshi, një nga aktivistet e para në nisjen e protestës, ka publikuar një video ku pretendon se ajo dhe persona të tjerë janë kërcënuar nga Gent Progni për shkak të qëndrimeve kundërshtuese ndaj tij. Sipas Lleshit, konflikti lidhet me procesin e organizimit të protestës dhe veçanërisht me mënyrën e votimit për Kuvendin Kombëtar Qytetar. Ajo pretendon se presionet ndaj zërave kritikë po cenojnë lirinë e mendimit dhe funksionimin demokratik brenda vetë lëvizjes. LEXO EDHE:Vendimi i KLGJ për rritjen e pagave të gjyqtarëve, reagon Qeveria për Report TV: Po e analizojmë! Denoncimi i saj shënon një tjetër episod të përplasjeve që kanë dalë gjithnjë e më hapur mes personave të përfshirë në drejtimin e protestës. Deri tani Gent Progni nuk ka reaguar publikisht ndaj akuzave të Lleshit./ Tema R.Xh/Shqiptarja.com TAG: arilda lleshi Gent Progni qeveria PD PS Tirane protestat kunder qeverise proteste Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
24 Gusht, 21:21
Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.7% Keq 34.4% Nuk e di 12.8% Vota total: 2546 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?
