Shqipëria është përfshirë nga gazeta britanike “The Independent” mes 10 destinacioneve europiane që turistët mund të zgjedhin për të shmangur radhët e gjata të shkaktuara nga sistemi i ri i hyrje-daljeve në zonën Shengen (EES). Në artikullin e saj, gazeta shkruan se sistemi i ri, i cili kërkon regjistrimin e të dhënave biometrike të udhëtarëve, si shenjat e gishtërinjve dhe fotografia e fytyrës, ka sjellë vështirësi në disa pika kufitare. Ndërsa disa destinacione e kanë zbatuar pa probleme të mëdha, në të tjera turistët janë përballur me pritje disaorëshe, që në rastet më të këqija kanë arritur deri në pesë orë. LEXO edhe...Të huajt mbushën hotelet në korrik, INSTAT: mbi 816 mijë turistë u akomoduan në Shqipëri Sipas gazetës britanike, Europa ofron një larmi të madhe destinacionesh që mund të arrihen me vetëm pak orë udhëtim, por pritjet e gjata në kufi mund t'ua prishin turistëve fillimin e pushimeve. Për këtë arsye, ajo sugjeron disa vende që nuk janë pjesë e zonës Shengen dhe ku nuk zbatohet sistemi EES, mes tyre edhe Shqipërinë. Shqipëria, plazhe si në Maldive dhe pushime më ekonomike E njohur si “sekreti më i ruajtur i Europës”, Shqipëria është shndërruar vitet e fundit në një alternativë më ekonomike se Greqia dhe Kroacia, shkruan The Independent. Riviera Shqiptare, ofron plazhe që ngjasojnw me Maldivet, me rërë të bardhë dhe ujëra ngjyrë bruz. Ksamili dhe Himara përmenden si dy nga destinacionet më të njohura bregdetare. Por Shqipëria nuk ofron vetëm pushime në plazh. Për turistët që preferojnë natyrën dhe aventurën, gazeta rekomandon Alpet Shqiptare pwr ecje mes peizazheve mbresëlënëse. Një prej itinerareve të veçuara është kalimi i Qafës së Valbonës, një shteg rreth 16 kilometra i gjatë, që ofron pamje panoramike të maleve dhe shkëmbinjve gëlqerorë. Për ata që preferojnë turizmin urban, The Independent sugjeron Tiranën si një destinacion ekonomik për një udhëtim të shkurtër. Kryeqyteti shqiptar ofron një ndërthurje ndërtesash shumëngjyrëshe, nga periudha osmane dhe ajo sovjetike, deri te ndërtimet moderne me arkitekturë të veçantë. Përveç Shqipërisë, The Independent rekomandon edhe Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë-Hercegovinën, Serbinë, Moldavinë, Qipron, Irlandën dhe Mbretërinë e Bashkuar si destinacione ku turistët mund të shmangin kontrollet EES në kufijtë e tyre. SI.E./ReportTv.al turizmi shqiperia turistike Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.1% Të gabuar 89.1% Nuk e di 4.8% Vota total: 4027 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?
