Lajme Zone
“The Albanian Files” kthehet në dosje penale, SPAK nis hetimet për projektet e Edi Ramës
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

“The Albanian Files” kthehet në dosje penale, SPAK nis hetimet për projektet e Edi Ramës

Në një shkresë të datës 6 nëntor, të nënshkruar nga drejtuesi i SPAK, Klodjan Braho, Prokuroria e Posaçme u konfirmon kallëzuesve se procedimi penal nr. 97 është regjistruar më 10 shtator 2026 dhe aktualisht ndodhet në hetim. Kallëzimi ishte depozituar më 12 gusht, duke kërkuar verifikimin e një sërë vendimesh qeveritare, procedurash administrative dhe lejesh zhvillimi në zona bregdetare, disa prej të cilave gëzojnë status të veçantë mbrojtjeje.

Afera e "The Albanian Files" Nga libri me qindra projekte ndërtimi te hetimi penal për Zvërnecin, Rrjollin dhe Divjakë-Karavastan. SPAK ka regjistruar procedimin nr. 97 pas kallëzimit të ekspertëve dhe protestuesve, të cilët kërkojnë hetimin e kryeministrit Edi Rama, zyrtarëve publikë dhe subjekteve private për mënyrën se si janë ndryshuar ligjet, miratuar planet urbanistike dhe dhënë lejet për investimet turistike. “The Albanian Files”, libri që përmbledh qindra projekte arkitekturore dhe urbanistike në Shqipëri dhe që prej muajsh është kthyer në objekt të debatit publik për mënyrën se si po zhvillohet territori, tashmë është bërë pjesë e një procedimi penal në Prokurorinë e Posaçme. SPAK ka nisur hetimet pas kallëzimit të një grupi ekspertësh dhe protestuesish, të cilët kërkojnë të zbardhet roli i kryeministrit Edi Rama dhe funksionarëve të tjerë në vendimmarrjet që u kanë hapur rrugën projekteve turistike në Zvërnec, Baks-Rrjoll dhe Divjakë-Karavasta.

Në një shkresë të datës 6 nëntor, të nënshkruar nga drejtuesi i SPAK, Klodjan Braho, Prokuroria e Posaçme u konfirmon kallëzuesve se procedimi penal nr. 97 është regjistruar më 10 shtator 2026 dhe aktualisht ndodhet në hetim. Kallëzimi ishte depozituar më 12 gusht, duke kërkuar verifikimin e një sërë vendimesh qeveritare, procedurash administrative dhe lejesh zhvillimi në zona bregdetare, disa prej të cilave gëzojnë status të veçantë mbrojtjeje.

Zhvillimi shënon një etapë të re për çështjen e njohur si “The Albanian Files”, e cila fillimisht u ngrit në debatin publik përmes një botimi arkitekturor dhe më pas u shndërrua në objekt denoncimesh nga aktivistë, ekspertë dhe qytetarë që kundërshtojnë projektet e mëdha të ndërtimit.

Libri “The Albanian Files: Freedom and Architecture”, i redaktuar nga Anneke Abhelakh, përmbledh qindra projekte të realizuara, në zhvillim apo të planifikuara në Shqipëri, përfshirë ndërhyrje në bregdet, qytete dhe zona me rëndësi natyrore. Për aktivistët, ky botim ka marrë një kuptim tjetër nga ai i prezantimit të arkitekturës: ata e kanë përdorur si pikënisje për të krahasuar projektet e planifikuara me ndryshimet ligjore dhe vendimet e institucioneve që kanë mundësuar zhvillimin e tyre.

Më 1 korrik, një grup protestuesish e dorëzoi librin në ambientet e SPAK, duke kërkuar që projektet e përfshira në të të shqyrtoheshin nga organet e drejtësisë. Në atë kohë, aktivistët ngritën dyshime se disa ndërhyrje në zona të mbrojtura ishin parashikuar përpara ndryshimeve ligjore që lehtësuan zhvillimin e investimeve në këto territore.

Më 12 gusht, nisma mori formën e një kallëzimi penal, të mbështetur në dokumente planifikimi, vendime institucionale dhe pretendime për shkelje të procedurave ligjore. Arkitektja dhe aktivistja Entela Koja ishte ndër zërat që kërkuan hetimin e vendimmarrjeve për Rrjollin, Zvërnecin dhe Divjakën.

Në thelb të kallëzimit qëndron dyshimi se për disa prej projekteve është ndjekur një mekanizëm i përsëritur: fillimisht është përshtatur kuadri ligjor ose instrumenti i planifikimit, më pas janë miratuar rregullore të veçanta dhe në fund janë dhënë lejet e zhvillimit përmes Këshillit Kombëtar të Territorit, institucion që kryesohet nga kryeministri Edi Rama.

Pikërisht lidhja mes ndryshimeve ligjore dhe projekteve të përcaktuara më parë është një nga çështjet që kallëzuesit kërkojnë të hetohet. Ata pretendojnë se disa vendimmarrje mund të kenë favorizuar interesa të caktuara private, duke shmangur procedurat standarde të planifikimit, konsultimit publik dhe vlerësimit të ndikimit në mjedis.

Një nga rastet kryesore është projekti “Blue Borgo” në Baks-Rrjoll të Shkodrës. Më 17 dhjetor 2024, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi vendimin nr. 39 për një rregullore të veçantë të zhvillimit të resortit të Bashkim Ulajt. Projekti shtrihet në një territor prej më shumë se 1.4 milionë metrash katrorë dhe parashikon mbi 550 mijë metra katrorë sipërfaqe ndërtimi mbi dhe nën tokë.

Përveç përmasave të investimit, në kallëzim ngrihen dyshime mbi procedurën e ndjekur për miratimin e tij dhe statusin e investitorit strategjik. Sipas dokumentacionit të paraqitur nga kallëzuesit, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve ka konfirmuar dy herë se nuk ekziston një vendim i Komitetit të Investimeve Strategjike për projektin, ndonëse ai është trajtuar si investim strategjik. Kjo mospërputhje është një nga elementet që kërkohet të verifikohet nga prokurorët.

Një tjetër pikë lidhet me pretendimet për nisjen e punimeve përpara përfundimit të procedurave të lejeve. Kallëzuesit kërkojnë krahasimin e datave të ndërhyrjeve në terren me datat e miratimit, publikimit dhe njoftimit të lejeve në sistemin elektronik, për të përcaktuar nëse punimet janë zhvilluar në përputhje me ligjin.

Në Divjakë-Karavasta, në fokus është masterplani “Kingscoast”, i depozituar në tetor 2023, që parashikon një zhvillim të madh urbanistik brenda territorit të Parkut Kombëtar. Për këtë projekt kërkohet të hetohet nëse planifikimi dhe procedurat e miratimit kanë respektuar kufizimet që lidhen me statusin e zonës së mbrojtur, si dhe nëse ndryshimet ligjore kanë ndikuar në mundësinë e realizimit të tij.

Zvërneci përbën rastin e tretë të përfshirë në kallëzim. Zona është pjesë e peizazhit të mbrojtur Vjosë-Nartë dhe prej muajsh është në qendër të kundërshtimeve qytetare për projektet turistike të planifikuara atje. Aktivistët kanë ngritur pikëpyetje për raportin mes projekteve të prezantuara, ndryshimeve në legjislacionin për zonat e mbrojtura dhe procedurave të konsultimit me publikun.

Për të tria rastet, kallëzimi kërkon që hetimi të mos kufizohet vetëm te lejet përfundimtare, por të shtrihet në të gjithë zinxhirin e vendimmarrjes, nga hartimi i planeve dhe ndryshimet ligjore deri te miratimi i akteve administrative dhe zbatimi i projekteve në terren.

Kallëzuesit kërkojnë hetim për shpërdorim detyre, ndikim të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë, korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë dhe grup të strukturuar kriminal. Këto janë veprat penale të përmendura në kallëzim, ndërsa regjistrimi i procedimit nuk nënkupton se SPAK ka ngritur akuza ndaj kryeministrit apo personave të tjerë të përmendur.

Nga një libër që prezantonte ambiciet arkitekturore dhe projektet e zhvillimit të Shqipërisë, “The Albanian Files” është kthyer në pikë referimi për denoncime që kërkojnë përgjegjësi penale mbi vendimmarrjet e institucioneve. /Pamfletialbanian files rama spak 1 Komente T Tony 7 Nëntor 2026, 17:33 Ky qen bashke me qenin vjehrrin e dhendrrit e Kushner do perfjne si Epstein ne biruce e nje dite do I gjejne të ngordhur. Mos u tallni me gjaku e Shqiptareve se ju ze haku tyre, o muter, se janë hyjnore. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Edi zionisti dhe paraziti Sali! 7 Nëntor 2026, 15:3615:36Politike Deputeti i Berishës paralajmëron burg për mbështetësit e Ramës, por militantët e PD-së godasin qytetarin në mes të bulevardit 7 Nëntor 2026, 14:1714:17Politike Marjana Koçeku për median polake: Plaga më e madhe e Shqipërisë korrupsioni! 7 Nëntor 2026, 13:4413:44Politike OSBE mesazh për protestat në Shqipëri: Të veprojnë me qetësi dhe paqe! 7 Nëntor 2026, 13:2313:23Politike PD tenton të hyjnë te protesta e studentëve, strukturat e Berishës zbresin në rrugë për t'iu bashkuar tubimit 7 Nëntor 2026, 12:5612:56Politike Lela merr në mbrojtje Nokën dhe sulmon gazetarët, qytetarët e masakrojnë në komente! 6 Nëntor 2026, 18:5418:54Politike