Thatësira e zgjatur dhe temperaturat e larta kanë ulur nivelin e ujit në liqenin e Fierzës, ujëmbledhësin më të madh të kaskadës së Drinit.Sipas të dhënave nga salla e komandës në Hidrocentralin e Fierzës, më 22 gusht 2026 niveli i liqenit ka zbritur në kuotën 277.47. Në raport me kuotën maksimale prej 296 metrash, niveli i ujit është ulur me 18.53 metra. Pika kritike për funksionimin e hidrocentralit mbetet kuota prej 240 metrash mbi nivelin e detit, ku turbinat ndërpresin prodhimin.Aktualisht, në hidrocentralin e Fierzës janë në punë dy agregate dhe fuqia aktive e prodhimit të energjisë është 190 megavat.Rënia e nivelit të ujit ka nxjerrë në pah këmbët e urave të Drinit të Zi dhe Drinit të Bardhë, të cilat në kushte normale qëndrojnë pjesërisht të mbuluara. Situata në kaskadë vijon të mbetet e lidhur me prurjet hidrike dhe kushtet meorologjike.Për të mbuluar konsumin e brendshëm në këtë periudhë thatësire, nevojat po mbulohen nga prodhimi i hidrocentraleve më të ulëta të kaskadës, parqet fotovoltaike, si dhe përmes importit të energjisë nga tregjet rajonale./A2 CNN - YouTube www.youtube.com

