Lajme Zone
Thahet Danubi, kriza e energjisë prek 3 vende! Hungaria fik centralin bërthamor, Rumania ndërhyn me eksploziv, Serbia ul prodhimin
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Thahet Danubi, kriza e energjisë prek 3 vende! Hungaria fik centralin bërthamor, Rumania ndërhyn me eksploziv, Serbia ul prodhimin

Vala e fortë e të nxehtit dhe niveli jashtëzakonisht i ulët i ujit në lumin Danub po krijojnë probleme serioze në sistemet energjetike të Hungarisë, Rumanisë dhe Serbisë. Situata më e rëndë është në Hungari, ku centrali bërthamor Paks, i vetmi në vend dhe burimi i pothuajse gjysmës së energjisë elektrike, pritet të ndalojë plotësisht punën për herë të parë në 44 vite. Centrali përdor ujin e Danubi

Vala e fortë e të nxehtit dhe niveli jashtëzakonisht i ulët i ujit në lumin Danub po krijojnë probleme serioze në sistemet energjetike të Hungarisë, Rumanisë dhe Serbisë. Situata më e rëndë është në Hungari, ku centrali bërthamor Paks, i vetmi në vend dhe burimi i pothuajse gjysmës së energjisë elektrike, pritet të ndalojë plotësisht punën për herë të parë në 44 vite. Centrali përdor ujin e Danubit për ftohje, por rënia e nivelit të lumit ka detyruar uljen e prodhimit nga rreth 2.000 megavat në vetëm 240 megavat. Kryeministri Péter Magyar tha se centrali mund të mbetet jashtë funksionit për më shumë se një muaj. Ndërkohë, rreth 300 kompani kanë pranuar të ulin vullnetarisht konsumin e energjisë, ndërsa qytetarëve u është kërkuar të shmangin përdorimin e panevojshëm të energjisë gjatë orëve të mbrëmjes. LEXO edhe...180 kilogramë eksploziv në Danub, Rumania shpërthen shtratin e lumit për të mbajtur në punë centralin bërthamor (VIDEO) Edhe Rumania po përballet me pasoja të rënda nga thatësira. Autoritetet shpallën gjendje alarmi për 30 ditë dhe ndaluan Reaktorin 1 të centralit bërthamor të Çernavodës, ndërsa Reaktori 2 vijon të funksionojë nën monitorim dhe mund të ndalet nëse kushtet përkeqësohen. Për të shmangur një ndërprerje më të madhe të prodhimit të energjisë, këtë të hënë autoritetet rumune kryen një shpërthim të kontrolluar në lumin Danub për të rritur rrjedhën e ujit drejt centralit. Forcat detare rumune përdorën 180 kilogramë eksploziv për të zhvendosur një shkëmb të madh në shtratin e lumit, i cili pengonte qarkullimin e ujit drejt Danubit të Vjetër dhe centralit bërthamor. Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Radu Miruță, tha se operacioni ishte i suksesshëm dhe se do të ndihmojë si në ftohjen e centralit, ashtu edhe në transportin ujor në Danub. Ai paralajmëroi se, nëse moti ekstrem vazhdon, centrali i Çernavodës mund të detyrohet sërish të pezullojë përkohësisht punën, duke theksuar se çdo ditë shtesë funksionimi vlen më shumë se kostoja e operacionit. Sipas të dhënave të publikuara nga The Guardian, prurja e Danubit në Rumani ka rënë në rreth 1.500 metra kub ujë në sekondë, më pak se një e treta e mesatares së muajit korrik. Kulmi i valës së të nxehtit pritet të arrihet të mërkurën dhe të enjten, kur temperaturat parashikohet të kalojnë 40 gradë Celsius dhe t'u afrohen vlerave rekord. Edhe Serbia po ndien pasojat e thatësirës. Hidrocentrali Đerdap 1, më i madhi në vend, po prodhon vetëm një të tretën e kapacitetit të zakonshëm, ndërsa niveli i ulët i ujit ka ndikuar edhe në sistemet e ftohjes së centraleve me qymyr në Kostolac. Sipas kompanisë shtetërore të energjisë, furnizimi me energji vijon të mbetet i qëndrueshëm. Vala e të nxehtit, me temperatura që në disa zona i afrohen 40 gradë Celsius, po rrit ndjeshëm kërkesën për energji elektrike, kryesisht për përdorimin e kondicionerëve, në një kohë kur prodhimi i energjisë në vendet përgjatë Danubit po bie për shkak të mungesës së ujit. Ora 15:57 180 kilogramë eksploziv në Danub, Rumania shpërthen shtratin e lumit për të mbajtur në punë centralin bërthamor (VIDEO) Thatësira dhe temperaturat e larta kanë vënë nën presion sistemin energjetik të Rumanisë, duke detyruar autoritetet të ndërmarrin një operacion të pazakontë për të mbajtur në punë centralin bërthamor të Çernavodës.Ushtria kreu një shpërthim të kontrolluar nën ujë për të hequr një formacion shkëmbor dhe për të devijuar më shumë ujë të Danubit drejt centralit, i cili përdor lumin për ftohjen e reaktorit të dytë që vazhdon të jetë në funksion.Operacioni u realizua pasi një përpjekje e parë të dielën kishte dështuar. Ministri i Mbrojtjes, Radu Miruță, tha se "çdo ditë shtesë funksionimi i centralit të Çernavodës është një fitim", duke theksuar rëndësinë e ndërhyrjes në një moment kritik për rrjetin energjetik të vendit.Çernavoda, e vendosur në juglindje të Rumanisë, është i vetmi central bërthamor i vendit. Ai përdor ujin e Danubit për ftohjen e ciklit termik, por niveli i lumit ka rënë ndjeshëm për shkak të thatësirës së zgjatur dhe temperaturave jashtëzakonisht të larta.Javën e kaluar, një nga dy reaktorët u ndal për shkak të mungesës së ujit. Pa një ndërhyrje të menjëhershme, autoritetet vlerësonin se ekzistonte rreziku që të ndalej edhe reaktori i dytë, duke pezulluar të gjithë prodhimin e centralit.Centrali, i ndërtuar me teknologji kanadeze dhe në funksion prej gati 30 vitesh, ka dy reaktorë me kapacitet 706 megavat secili dhe në kushte normale siguron rreth 20% të energjisë elektrike që konsumon Rumania.Për të përballuar situatën, qeveria shpalli të premten gjendjen e alarmit kombëtar deri më 31 gusht dhe njoftoi rritjen e importeve të energjisë elektrike, kryesisht nga Ukraina, për të kompensuar uljen e prodhimit vendas.Operacioni në Danub iu besua Marinës Ushtarake, e cila përdori 180 kilogramë eksploziv për të copëtuar një shkëmb dhe për të devijuar përkohësisht ujin e një kanali drejt pellgut që furnizon centralin. Për këtë ndërhyrje, qeveria miratoi një fond të jashtëzakonshëm prej rreth 1.3 milionë eurosh.Megjithëse operacioni rezultoi i suksesshëm, autoritetet theksojnë se emergjenca vazhdon. Prurja e Danubit në hyrje të Rumanisë ka rënë në 1.550-1.600 metra kub ujë në sekondë, gati tre herë më pak se mesatarja sezonale prej 3.900-4.700 metrash kub në sekondë.Ministria e Energjisë ka mbledhur përfaqësues të rreth 80 kompanive për të diskutuar masa të tjera për kursimin e energjisë. Mes opsioneve janë zhvendosja e aktivitetit prodhues në orët me konsum më të ulët dhe, nëse do të jetë e nevojshme, ulja e përkohshme e prodhimit industrial. Share U.D/ReportTv.al thatesira serbi Rumani Hungari Danub Komento Komente eljo: 03/08/2026 14:28 Në një kohë kur bota po tej nxehet deri në tharje të lumenjve që i kanë me diga për prodhim energjie ne e lëmë Vjosës të derdhet në det sepse duam virgjërinë... Përgjigju Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.4% 100 bashki (PD) 16.2% 61 bashki (si sot) 27.5% Vota total: 4246 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?