AGJENCIA E MBIKËQYRJES POLICORE vetem gjate mujait korrik ka cuar per ndjekje penale ne prokurori si te dyshuar per shkelje te ndryshme 54 police, 15 nga te cilet ne nivel drejtues. Po ne kete muaj, AMP ka arrestuar në flagrancë 11 persona, 8 prej tyre punonjës policie.
25 çështje të referuara lidhet me veprime arbitrare, dëmtime të tjera me dashje dhe kanosje. Pas tyre renditen shpërdorimi i detyrës, me 14 çështje, si dhe favorizimi i veprimtarive të kundërligjshme, me 10 çështje. Pesë çështje lidhen me shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor.
Për 6 punonjës policie është vendosur fillimi i hetimit disiplinor për shkelje të rëndë Gjatë muajit korrik agjensia e mbikeqyrjes policore ka trajtuar 111 ankesa të qytetarëve, 15 nga te cilat janë vlerësuar të bazuara. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

