Një grua në Verona është bërë nënë për herë të tetë, pas një tjetër lindjeje me prerje cezariane. Vajza, e quajtur Luna, lindi në spitalin e Veronës, në një rast të pazakontë për shkak të numrit të ndërhyrjeve të mëparshme.
Sipas agjencisë italiane ANSA, gruaja, Cristina, ka sjellë në jetë të tetë fëmijët me prerje cezariane, që nga lindja e saj e parë në vitin 2000. Të tetë shtatzënitë kanë vijuar në mënyrë fiziologjike.
Vështirësia e ndërhyrjes së fundit lidhej kryesisht me pasojat që mund të krijohen pas operacioneve të përsëritura. Me çdo prerje cezariane mund të formohen aderenca, pra inde mbresë që mund të lidhin mes tyre organe dhe struktura që normalisht janë të ndara.
Në një ndërhyrje të tillë, mjekët mund të përballen me një anatomi më komplekse, pasi mitra, fshikëza, zorrët dhe muri abdominal mund të jenë të lidhura nga këto inde. Kjo e bën ndërhyrjen më të ndërlikuar dhe kërkon kujdes të veçantë për të shmangur gjakderdhjen apo dëmtimin e organeve përreth.
Pavarësisht kompleksitetit të operacionit, lindja përfi me sukses dhe Luna mundi të takohej me familjen e saj.
Cristina tha se nuk kishte pasur frikë dhe se gjatë gjithë këtyre viteve kishte pasur mbështetjen e familjes. Pas lindjes së tetë, megjithatë, rikuperimi kërkoi më shumë pushim dhe vëmendje krahasuar me ndërhyrjet e mëparshme.
Burimi: ANSA

