Lajme Zone
Testi i drogës, deputetja Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve
PolitikëTelegrafi

Testi i drogës, deputetja Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

Deputetja e zgjedhur e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka deklaruar se beson se në politikën kosovare ka persona që përdorin substanca narkotike.

Deputetja e zgjedhur e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka deklaruar se beson se në politikën kosovare ka persona që përdorin substanca narkotike.E ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Kadrijaj ka komentuar iniciativën e partisë së saj për testimin e deputetëve për përdorim të drogës. Ajo bëri të ditur se i është nënshtruar vetë testit dhe se rezultati ka dalë negativ.“Mendoj që nuk është i dinjitetshëm dikush që konsumon drogë me qenë në nivele të larta vendimmarrëse. Po i sfidoj, bëjeni, sikur që e bëra unë. Ne e dimë sipas statistikave që është në rritje ky fenomen në Kosovë, sidomos te fëmijët”, tha Kadrijaj.E pyetur nëse mendon se ka politikanë që përdorin drogë, deputetja e zgjedhur e AAK-së u përgjigj pozitivisht.“Mendoj që po, mendoj që ka njerëz që e përdorin drogën, shihen prej sjelljeve, prej gjesteve”, deklaroi ajo.Kadrijaj nuk përmendi emra konkretë, ndërsa deklaratat e saj vijnë në kohën kur iniciativa për testimin e deputetëve për përdorim të substancave narkotike ka hapur debat në skenën politike në Kosovë.