Lajme Zone
Terrori i policisë te Gjiri i Gramës: Skafet nuk ankorohen në breg, turistët vijnë me  not
EkonomiJOQ Albania

Terrori i policisë te Gjiri i Gramës: Skafet nuk ankorohen në breg, turistët vijnë me not

Një situatë e tensionuar është regjistruar ditën e sotme në Gjirin e Gramës, një nga perlat e Jonit, ku pushuesit dhe turistët e huaj janë përballur me ndërhyrjen e forcave të rendit.

Një situatë e tensionuar është regjistruar ditën e sotme në Gjirin e Gramës, një nga perlat e Jonit, ku pushuesit dhe turistët e huaj janë përballur me ndërhyrjen e forcave të rendit.

Sipas raportimeve nga qytetarët në vendngjarje, forcat e policisë kanë ndërhyrë duke krijuar një situatë terrori dhe ankthi për vizitorët. Dëshmitarët tregojnë se autoritetet nuk po lejojnë mjetet lundruese (skafet) që të afrohen në breg për të zbritur pasagjerët, duke detyruar turistët përfshirë edhe ata që nuk dinë not të zbriten në mes të detit dhe të detyrohen të dalin në breg me not bashkë me çantat dhe bagazhet në duar.

"Janë shfaqur si xhandarë! Nuk po lejojnë skafet të afrohen në breg për të zbritur pasagjerët. Turistët po dalin me çanta në duar, duke u futur në det me not, përfshirë edhe ata që nuk dinë not dhe janë tmerruar plotësisht," raportojnë dëshmitarët nga vendngjarja.

Sipas të njëjtave burime, çdo mjet lundrues apo person që guxon të afrohet në zonën e rërës/bregut po ndëshkohet rëndë, me gjoba që shkojnë deri në 5 milionë lekë.

Mënyra e ndërhyrjes ka shkaktuar kaos dhe pakënaqësi të madhe te turistët, të cilët në kulmin e sezonit turistik janë gjendur të braktisur dhe të kërcënuar me gjoba të kripura, duke dëmtuar imazhin e turizmit bregdetar.