Lajme Zone
‘Territorialja’, socialistët braktisin mbledhjen e këshillit bashkiak Maliq, qytetari ‘kërcënon’ me bastun: Ulu atje!
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

‘Territorialja’, socialistët braktisin mbledhjen e këshillit bashkiak Maliq, qytetari ‘kërcënon’ me bastun: Ulu atje!

Mbledhja e thirrur nga opozita, zgjati rreth 20 minuta ndërkohë që në rendin e ditës ishte parashikuar miratimi i qëndrimit zyrtar të këshillit bashkiak për t’ia përcjellë Kuvendit.

Socialistët kanë braktisur mbledhjen e këshillit bashkiak në Maliq për reformën territoriale, e cila ishte thirrur nga opozita. Mbledhja zgjati rreth 20 minuta ndërkohë që në rendin e ditës ishte parashikuar miratimi i qëndrimit zyrtar të këshillit bashkiak për t’ia përcjellë Kuvendit. LEXO edhe...Eduard Zaloshnja: Woodstock-Pogradec, 57 vjet në mes… Grupi i këshilltarëve të majtë tha në një deklaratë për të mos u shprehur me vendimmarrje në lidhje me propozimin që duhet t’i dërgohet parlamentit dhe si rrjedhojë, kryetari Gëzim Topçiu njoftoi mbylljen e mbledhjes duke nxitur reagime nga opozita e qytetarët. “Ulu atje! Kush e mbyll mbledhjen? Ulu shpejt!”, tha një qytetar duke ‘valëvitur’ bastunin e tij. “Luani me popullin ju? Ç’bëhet kështu?” “Si s’ju vjen turp more?”, kundërshtuan të tjerët. Salla u boshatis nga këshilltarët e majtë brenda disa sekondash, ndërkohë që pjesa tjetër e opozitës vijon me deklaratat. P.J/ReportTv.al maliq Korce reforma territoriale Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 56.7% Shoqëria 27.2% Social media 16.1% Vota total: 4457 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?