Ka përfunduar pas rreth 4 orësh e 30 minutash takimi i organizuar nga kryeministri Edi Rama me kryetarët e bashkive në rang qarku, si dhe me drejtuesit e bashkive që parashikohet të shkrihen në kuadër të reformës së re administrativo-territoriale. Gjatë takimit janë zhvilluar diskutime mbi reformën dhe ndryshimet e propozuara në hartën e bashkive. Kryetarët e bashkive që parashikohet të shkrihen kanë paraqitur opinionet dhe argumentet e tyre, duke shpjeguar arsyet se përse njësitë që drejtojnë duhet të vijojnë të ekzistojnë. Sipas burimeve, në diskutime kanë marrë pjesë të gjithë kryetarët e pranishëm, ndërsa në fokus ka qenë e ardhmja e bashkive dhe mundësia e bashkimeve të tyre. LEXO EDHE:Territorialja 'ndez' gjakrat, Rama përplaset me 4 kryebashkiakë! Zotkaj i Poliçanit braktis mbledhjen: PS mosmirënjohëse! Kryeministri: Djegia e teserave, paturpësi! Përzë nga mbledhja Memën e Dimalit Kryetarët e bashkive që parashikohet të mos jenë pjesë e hartës së re kanë paraqitur opinionet dhe qëndrimet e tyre, duke argumentuar arsyet se përse bashkitë që drejtojnë duhet të vijojnë të ekzistojnë. Në takim janë diskutuar gjithashtu edhe argumentet pro bashkimeve të propozuara. Në takim kanë qenë të pranishëm: 1. Kryetarja e Bashkisë Durrës2. Kryetari i Bashkisë Shkodër3. Kryetari i Bashkisë Kukës4. Kryetari i Bashkisë Elbasan5. Kryetari i Bashkisë Korçë6. Kryetari i Bashkisë Berat7. Kryetari i Bashkisë Vlorë8. Kryetari i Bashkisë Gjirokastër9. Kryetarja e Bashkisë Klos10. Kryetari i Bashkisë Rrogozhinë11. Kryetarja e Bashkisë Dimal12. Kryetari i Bashkisë Poliçan13. Kryetari i Bashkisë Patos14. Kryetari i Bashkisë Divjakë15. Kryetari i Bashkisë Selenicë16. Kryetari i Bashkisë Maliq17. Kryetari i Bashkisë Këlcyrë18. Kryetari i Bashkisë Cërrik19. Kryetari i Bashkisë Belsh20. Kryetari i Bashkisë Libohovë Reforma administrativo-territoriale do të vijojë me konsultime me bashkitë, komunitetet dhe aktorët e tjerë të përfshirë, me synimin për një organizim vendor më funksional, efikas dhe më pranë qytetarëve. P.J/U.D/Shqiptarja.com TAG: reforma territoriale kryebashkiaket edi rama qeparo Vlore Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.4 / 5 (19 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento rezi: 12/08/2026 13:29 Mos hap vatra të reja zjarri o Edi Rama se do digjesh vetë,lere këtë punë... Përgjigju Sondazhi i ditës:
9 Gusht, 17:40
A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 43.2% Jo 49.8% I/e dyzuar 7% Vota total: 3478 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40 A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?
