Lajme Zone
“Territorialja”/ Pas kryebashkiakëve, edhe deputeti i PS kundër Ramës: Problemi nuk janë bashkitë, por financimi
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

“Territorialja”/ Pas kryebashkiakëve, edhe deputeti i PS kundër Ramës: Problemi nuk janë bashkitë, por financimi

Kundërshtimet brenda Partisë Socialiste ndaj draftit për reformën e re administrativo-territoriale vijojnë të shtohen. Pas reagimeve të disa kryebashkiakëve socialistë, edhe deputeti i PS-së Vullnet Sinaj është rreshtuar kundër propozimit për bashkimin e Bashkisë së Selenicës me Vlorën, duke argumentuar se ky ndryshim nuk i shërben interesit të qytetarëve. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Si

Kundërshtimet brenda Partisë Socialiste ndaj draftit për reformën e re administrativo-territoriale vijojnë të shtohen. Pas reagimeve të disa kryebashkiakëve socialistë, edhe deputeti i PS-së Vullnet Sinaj është rreshtuar kundër propozimit për bashkimin e Bashkisë së Selenicës me Vlorën, duke argumentuar se ky ndryshim nuk i shërben interesit të qytetarëve.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Sinaj thekson se problemi nuk qëndron te numri i bashkive, por te mungesa e financimit për pushtetin vendor. Ai kërkon që vendimmarrja të mbështetet te treguesit ekonomikë, mendimi i ekspertëve dhe mbi të gjitha te zëri i banorëve, duke këmbëngulur se Selenica duhet të mbetet bashki më vete.

Reagimi i plotë: SELENICA, BASHKI MË VETE!Pasi u njoha me projektin e ri të reformës administrativo-territoriale, po paraqes argumentet e mia lidhur me kundërshtimin e idesë së bashkimit të bashkisë së Selenicës me atë të Vlorës.Mendimi im është që duhet dëgjuar zëri i ekspertëve, por mbi të gjitha zëri dhe interesi i qytetarëve.Gjatë diskutimeve për buxhetin e shtetit, qëndrimi im ka qënë se, ndarja e buxhetit të shtetit mes qeverisjes qendrore dhe pushtetit vendor është e padrejtë. Rreth 90% e buxhetit administrohet nga qeveria qendrore, ndërsa vetëm 10% u shkon 61 bashkive të vendit.Kam bindjen se transfertat e pakushtëzuara që marrin bashkitë nga buxheti i shtetit janë shumë të ulëta. Nëse do të bënim një ndarje të drejtë të buxhetit të shtetit duke shtuar buxhetin për qeverisjen vendore, nuk do të kishim nevojë të zvogëlojmë numrin e bashkive, por të rrisim financimin e tyre, veçanërisht për investime në infrastrukturë, duke mbështetur bashkitë që kanë më shumë nevojë.Raporti përfundimtar “Reforma Administrativo-Territoriale 2.0” nxjerr në pah vetë treguesit pozitivë të Bashkisë Selenicë:1.Funksionaliteti si bashkiSelenica renditet e 29-ta në rang kombëtar, me një IFB (Indeks të Funksionalitetit të Bashkive) prej 57.3.2.Performanca ekonomikeEdhe në këtë tregues renditet e 29-ta në vend, me një IPE (Indeks të Performancës Ekonomike) prej 42.2, mbi mesataren kombëtare.Paga mesatare është 58.386 lekë, pothuajse në nivelin e mesatares kombëtare dhe më e lartë se në shumë bashki të ngjashme për nga madhësia.Detyrimet e prapambetura janë vetëm 3.6%, një tregues më i mirë se mesatarja kombëtare.3.Indeksi i Masës Urbane (IMU)I vetmi tregues që mund ta penalizojë Selenicën është IMU-ja, për shkak se popullsia është e shpërndarë në shumë fshatra dhe jo e përqendruar në një qendër urbane.Por, pikërisht për këtë arsye, Selenica duhet të jetë bashki, ndryshe do t’i largonte edhe më shumë shërbimet nga qytetarët.Nëse do të ndiqej logjika e funksionalitetit dhe performancës ekonomike, atëherë edhe disa bashki të tjera, të cilat renditen më poshtë se Selenica, do të duhej të mos quheshin më bashki. Por kjo nuk po ndodh.Komisioni pretendon se treguesit ekonomikë të Bashkisë Selenicë janë të ulët, duke u mbështetur te numri i bizneseve.Po si ka mundësi që anëtarët e Komisionit kanë harruar se Selenica ka brenda territorit të saj dy nga pasuritë minerare më të rëndësishme të vendit. Minierën e Selenicës dhe ndërmarrjen më të madhe të prodhimit të naftës në Shqipëri, atë të Gorrishtit.A ka dijeni Komisioni sa rentë minerare përfiton shteti nga prodhimi i rreth 35 mijë tonëve naftë bruto në vit nga Gorrishti i Selenicës?Cilat nga bashkitë që do të quhen bashki pas reformës japin një kontribut kaq të madh në buxhetin e shtetit?!Problemi i vërtetë qëndron te ligji për taksat kombëtare.Bashkive që kanë pasuri natyrore u kthehet vetëm 5% e rentës minerare (e cila është 10%), që në praktikë përkthehet në vetëm 0.5% të vlerës së prodhimit.Për katër vite me radhë jam përpjekur për ta ndryshuar këtë ligj. Në këtë iniciativë m’u bashkua edhe OSBE-ja, por sërish nuk arritëm ta realizojmë këtë ndryshim, në mënyrë që vlera që përfitojnë bashkitë, të shkonte nga 5% në 30% të rentës minerare.Në përfundim, unë mendoj se bashkia Selenicë i plotëson të gjitha kriteret, për të vazhduar të funksionojë me sukses si bashki më vete.Uroj që Kuvendi i Shqipërisë ta respektojë këtë realitet, të dëgjojë zërin e qytetarëve dhe ta lejojë Selenicën të vazhdojë të funksionojë si bashki më vete! Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm