Pak orë e ndajnë hartën e re territoriale nga votimi në Parlament. Arkitektura e re administrative me 46 bashki dhe 77 qytete do të votohet të enjten e 8 tetorit, në një seancë që pritet të prodhojë debate të ashpra. Për ta kaluar, nevojiten 84 vota, të cilat socialistët rrezikojnë të mos i plotësojnë, pasi dy prej ligjvënësve të majtë, Vullnet Sinaj dhe Erion Braçe e kanë kundërshtuar ndarjen e re. LEXO EDHE:Ylli Pata: Revolta e Berishës, a po përsëritet 30 qershori i 2019-s? I vetmi që mund t’i ndryshojë qëndrimin, është vendimi politik i grupit të deputetëve socialistë për të mbështetur me votë në seancë hartën territoriale. Për të plotësuar numrin e nevojshëm të votave, në seancë pritet të jenë edhe kryeministri Edi Rama, e Belinda Balluku, me mungesa të konsiderueshme këto kohë në sallën plenare. Përballë kësaj panorame brenda së majtës, edhe demokratët kanë paralajmëruar aksion brenda Kuvendit. Kryedemokrati Berisha thotë se: "Është shumë e rëndësishme kjo seancë në të cilën ne duhet t'u faktojmë qytetarëve shqiptarë se ky, person i shndërruar në padrinon e vendit nuk ka asnjë interes tjetër për ta përveçse interesave të pushtetit të tij, si të garantojë karrigen dhe mbijetesën mbi krimin monstruoz.” Edhe Tedi Blushi iu bashkua PD-së duke thënë se harta që sipas tij thellon shpopullimin, duhet ndalur “Territori i Shqipërisë nuk mund të trajtohet si një plaçkë dhe çdo pëllëmbë tokë që Edi Rama kërkon ta fshijë nga harta duhet mbrojtur nga ky projekt ogurzi shpopullues. Shqipëria ka nevojë për pushtet vendor më funksional, që garanton shërbimet jetike më afër me qytetarin. Ky Parlament nuk ka mandat për të vendosur për gjithçka”, tha Blushi. Në të njëjtën kohe me seancën, opozita ka thirrur protestë para Kuvendit në orën 10:00, e para kjo që nga nisja e lëvizjes qytetarë kundër gjithë klasës politike. Nuk dihet ende nëse kreu i PD-së Sali Berisha dhe deputetët do t’i bashkohen strukturave jashtë në tubim, kur edhe flamingot protestojnë në të njëjtën kohë, por përgatitjet e saj kanë nisur që këtë të mërkurë në oborrin e selisë blu, ku janë vendosur manekinë me pamjen e Ergys Agasit dhe Erion Veliajt. Share Xh.K/E.H/Shqiptarja.com TAG: sali berisha reforma territoriale proteste Edi Rama PD Komente Komento Sondazhi i ditës:
3 Tetor, 19:15
Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.2% Jo 22.2% Nuk e di 6.6% Vota total: 4035 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Tetor, 19:15 Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?
